Stina e temperaturave të larta, Ministria e Mbrojtes apel qytetarëve: Shmangni zjarrvënien e qëllimshme! Dënohet deri në 15 vite

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë apel qytetarëve që këto ditë të nxehta në të cilat ka hyrë vendi të kenë kujdes ndaj zjarrvënieve të qëllimshme.

Forcat e Armatosura dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile do të jenë në gatishmëri në terren për çdo rast.

Megjithatë Ministria bën thirrje të shmanget zjarrvënia e qëllimshme, pasi dënohet deri në 15 vite burg dhe mund të shkaktojë katastrofa të mëdha.

'Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!

Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:

-127

-128

-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

08000911.

 
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Aferat me tokën e Himarës, GJKKO lë në fuqi masën e dytë për Jorgo Goron! Zbardhet dëshmia e Bollanos: Pronën e përfitova si pronar faktik

Aferat me tokën e Himarës, GJKKO lë në fuqi masën e dytë për Jorgo Goron! Zbardhet dëshmia e Bollanos: Pronën e përfitova si pronar faktik