Pavarësisht se bombolat janë të sigurta, nëse përdoren si duhet dhe zbatohen rregullat e përcaktuara, përdorimi i gabuar i GLN mund të rezultojë me shpërthime, zjarre, humbje të pasurisë dhe më rrezkishmja humbje të jetës së qytetarëve.
Për të shmangur ngjarje të tilla ISHTI këshillon që:
- Instalimi i pajisjeve të përdorimit të GLN duhet të kryhet vetëm nga persona të licensuar ose kompani shërbimi.
-Çdo bombol GLN duhet të inspektohet nga një shoqëri e autorizuar të paktën një herë në pesë vjet. Të dhënat e kontrollit duhet të jenë gdhendur qartë në bombol dhe të verifikohen nga përdoruesi.
- Të përdoret një përzierje uji me sapun për të zbuluar rrjedhjet. Ndalohet përdorimi i flakëve të hapura ,shkrepëseve apo cakmakëve për verifikimin e tyre.
- Mbushja e bombolës së gazit në një autogaz është një vepër penale.
- Bombola e gazit duhet të ruhet larg burimeve të nxehtësisë .
- Mos kryeni gatim në kuzhinë pa mbikëqyrje. Shuarja e flakës mund të krijojë ambjent të rrezikshëm për eksplozion.
- Në rast rrjedhje gazi, menjëherë bëhet mbyllja e bombolës të gazit dhe ventilimi i ambjentit. Ndalohet përdorimi I çelësave elektrik , prizave dhe celularëve.
- Mos mbani kurrë një bombol plot apo bosh në një makinë të mbyllur, në parking, bodrum, mos e hidh atë në mbeturina. Bombola bosh është e rrezikshme njësoj si bombola plot.
- Në lokalet e shërbimit, bombolat duhet të përdoren vetëm nga punonjës të trajnuar që njohin rregullat e sigurisë.
- Bombolat e gazit duhet të ruhen, transportohen dhe përdoren vetëm kur janë në pozicion vertikal.
- Bombolat të mos përdoren në dhoma me volum më të vogël se 10 metër kub.
- Të mos mbushen bombolat e gazit më shumë se 80 % të volumit.
-Tubat e gomës duhet të kontrollohen vazhdimisht, që të mos takohen dhe të jenë në kontakt me temperaturat e sobës së gatimit .
- Gjatë gatimit në sobë nuk duhet të vendosen rroba ose material plastike.
- Nëse rrjedhja nuk eleminohet, nxirret me shpejtësi bombola në ambjent të hapur në distancat e sigurisë nga objektet e tjera.
- Mos vendosni bombol në nivelin e tokës pasi GLN është me e rëndë se ajri dhe mund të krijojë xhepa për rreziqe të mundshme.
- Mos bëj kurrë transferimin e gazit nga një bombol në tjetrën.
- Përdorni detektor tymi alarmues për monoksidin e karbonit dhe gazin e lëngëzuar në ambjentet e familjes.
- Mbani larg fëmijët nga vatrat e djegies dhe bombolat e gazit.
- Nëse largoheni nga shtëpia për periudha të mesme apo të gjata, duhet ti vendosni gjithë celesat në pozicionin off.
- Mos përdorni pije alkoolike pranë vatrave të djegies
- Pas përfundimit të gatimit bëhet shkyçja e bombolës së gazit.
Barbekytë janë shumë popullore gjatë muajve të nxehtë. Nëse neglizhohet me regullat e perdorimit ato mund të jenë burim për aksidente tragjike. Masat paraprake dhe mbajtja larg e fëmijëve është me shumë rëndësi. Vendosja e tyre duhet të bëhet në zonat e ventiluara mirë ku shpejtësia e erës nuk kalon 10 km /ore.
Nga statistikat rezulton se 70% e zjarreve shkaktohen në stinën e verës dhe në 50% e rasteve ato vijnë nga ambjentet e gatimit.
Masat më të mira për të shmangur zjarret dhe ngjarjet tragjike janë ato parandaluese të cilat nuk neglizhojnë asnjë nga normat e sigurisë. Po ashtu strukturat e ISHTI-it janë angazhuar për të siguruar konsumatoret se të gjitha bombolat që qarkullojne në treg nga ana e shoqërive të tregtimit me shumicë respektojnë kushtet e sigurisë të përcaktuara në kuadrin ligjor.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com