Stina e vetmisë së madhe për Kastrion Islamin

Stina e vetmisë së madhe për Kastrion Islamin
Pas përjashtimit të bujshëm nga Partia Socialiste, Kastriot Islami shumë rrallë është shfaqur në ambjente publike, e për më tepër në ato vende ku qenë e dukshme prania e eksponentëve të tjerë të PS-së. E si për të thyer akullin dhe konfirmuar se nuk ndihet i vetmuar, ai është shfaqur në mbrëmjen e 5 vjetorit të televizionit Ora News, duke lënë mënjanë deputetët e tjerë të partisë ku aderonte vetëm një muaj më parë. Ai ka hyrë në sallë vetëm pak minuta para hyrjes së Gramoz Ruçit dhe Erion Veliaj, ndërsa Edi Rama ka preferuar të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja. Por duket se kjo “vetmi” e madhe ka qenë e dukshme vetëm në hyrje, pasi gjatë mbrëmjes Islami ka takuar personalitete të rëndësishëm mes të cilëve krerët e ambasadave të akredituara në Tiranë, duke konfirmuar se përpos përjashtimit vijon të gëzojë ende respekt tek ndërkombëtarët.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?

×

Lajmi i fundit

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur