Moti me diell e temperaturat e larta ua kanë lënë vendin shirave erërave të forta dhe borës në zonat malore. Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur si pasojë e një fronti atmosferik të ulët që pushtoi Europën Qëndrore dhe një pjesë të madhe të Europës Lindore. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, për të ndjekur në terren situatën e krijuar nga kushtet e motit të keq është nisur drejt Qarkut të Lezhës.
Nisur nga kushtet klimaterike, ku ultësira perëndimore e vendit pritet të goditet nga erërat e forta e shirat e dendur, Ministria e Bujqësisë u bëri apel fermerëve të përgatiten për të mbrojtur të mbjellat. Në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ka patur ndërkohë stuhi e forta, ndërsa reshjet e shiut janë prezente në të gjithë zonën perëndimore.
“Fermerët të marrin masa për të mbjellat, ndërkohë që edhe Shtabi i emergjencës ndodhet në terren. Po ashtu edhe bordet e kullimit janë në gatishmëri për situatën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë.
/Shqiptarja.com