Stine-Mumajesi/ Goci: Kur ‘qimja
bëhet tra’,  s'i kam miq, por kolegë

Stine-Mumajesi/ Goci: Kur ‘qimja<br />bëhet tra’,  s'i kam miq, por kolegë
Pas sherrit të ndodhur në finalen e “Kënga Magjike” dy net më parë mes dy kolegëve, Flori Mumajesit dhe Ernest Dukës ose siç e njohin të gjithë Stines, kanë reaguar edhe artistët e tjerë të cilët thonë se më shumë se një sherr banal, ky është një ‘zënkë’ e cila s’ka vlerë të diskutohet apo të bëhet scop mediatik i neveritshëm.

Nisja e sherrit duket se ka qenë performanca në Këngën Magjike. Këngëtari ka qëndruar në polici për rreth katër orë, ndërsa ka kërkuar lirimin për shkak dhe të angazhimeve të tij.

“Dance With Me”, mungon Stine?

Duke mohuar zërat se kantautori Stine nuk do të ishte pjesë e garës në Tv Klan, ai iu rikthye spektaklit “Dance With Me”, duke mos braktisur skenën, por edhe duke kërkuar ndjesë publike për ngjarjen post festivalit.

“U përfolëm shumë nga mediat, por ne jemi artistë dhe duhet të respektojmë njëri_tjetrin. U uroj shumë suksese të gjithë artistëve”, komentoi Stine.

Po përtej gjithçkaje që është fol në mediat, Stine tha se nuk është momenti për të folur për këtë gjë. “Jeta vazhdon, e falenderoj publikun që më ka mbështetur në çdo moment dhe t’iu kërkoj ndjesë për këtë incident.

Dua të shijoj DWM dhe ju siguroj se unë nuk jam nga ato artistë që kërkojnë famën në këtë mënyrë dhe nuk bëjmë zhurmë për famë”, duke i kërkuar moderatores Alketa Vejsiu të ndryshoj temë.

Por, nuk ka mjaftuar me kaq dhe ka qenë pikërisht Roza Lati, partnerja e tij në skenë ku komentoi ngjarjen. “Stinen e njoh si në formën më të mirë dhe të lumtur dhe në formën më të keqe të tij. Stine është i qetë dhe është provokuar shumë që ka dal nga vetja dhe ka arritur deri në këtë pikë. Më vjen shumë keq që u bë pjesë e kësaj ngjarje”, komentoi Roza.

Artistët ndahen në grupe!

Drejtuesi i “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea pa dashur të anojë në këtë çështje delikate, tha se ngjarja ka ndodhur jashtë Pallatit të Kongreseve, duke sqaruar ngjarjen e së shtunës. Por, kjo nuk ka mjaftuar, pasi artistët janë ndarë në dy grupe për të përkrahur Florin dhe Stinen. I pari i cili ka reaguar duke u bërë dhe pjesë e këtij sherri banal ka qenë Arkimend Lushaj ose siç e njohin të gjithë Stresi, duke iu kundërvënë Stines. I kontaktuar nga “Shqiptarja.Com”, Stresi tha; “Pyesni Stinen për grushtet që ka marrë”. Ky nuk është i vetmi që mbajti anën, pasi dhe shumë emra të njohur kanë mbajtur anën Florit apo Stines.

Intervista, flet Altin Goci

Ndryshe nga shumë emra të tjerë të cilët mbështetjen ndaj këngëtarëve e kanë shfaqur edhe në rrjetet sociale duke formuar kështu grupe mes kolegëve, këngëtari pjesëmarrës njëkohësisht në “Kënga Magjike”, Altin Goci na rrëfen hap pas hapi të gjithë ngjarjen që ka parë në momentin që ka dal pas skenës.

Edhe pse i bindur se në Shqipëri gjithmonë bëhet ‘qimja tra’, ai e vë theksin te paanësia dhe tek vërtetësia e atyre çasteve që ka parë dhe nuk ka qenë aspak i përfshirë në këtë sherr ashtu siç e kanë etiketuar. Në një intervistë të shkurtër Altin Goci sqaron se nuk ka qenë i pranishëm dhe as nuk ka asistuar aspak në sherr, ai me të dal në derë ka parë dy persona duke u larguar në drejtime të kundërta dhe direkt ka lajmëruar rojat e sigurisë.


Z. Goci, si qëndron e vërteta e ngjarjes së ndodhur post festivalit “Kënga Magjike”, ku Stine dhe Flor Mumajesi u përfshinë në një zënkë?

Emri im po keqpërdoret për të vetmën arsye se unë isha ai që lajmërova rojet e sigurisë! Biseda ime ishte kaq; Hajdeni se diçka ka ndodhur. Kaq ishte e gjithë historia. Rojet rrezik kanë thënë se ka qenë Altini që na kalajmëruar dhe si gjithmonë këtu bëhët ‘qimja tra’.
 
Pra, ju po thoni se nuk keni qenë prezent dhe skeni dijeni për ngajrjen?

Absolutisht jo! Madje jam habitur kur kam parë emrin nëpër portale ku shkruanin se Altin Goci ndan Florin dhe Stinen. Një lajm që nuk është aspak i vërtetë, unë dola pas Festivalit dhe po dilja, ku aty u përplasa me personat në fjalë.
 
Ti ke ndonjë version se si mund të ketë ndodhur dhe cili është shkaku i kësaj zënke?

Nuk kam koment! Nuk e di dhe as nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur realisht. Të gënjej dhe të them fjalë thashethemesh këto i dinë të gjithë për punë pikësh, unë përsonalisht nuk kam asnjë version apo koment pasi nuk kam qenë prezent. Personalisht nuk i kam as miq dhe as shokë, por thjeshtë kolegë dhe s’kam info më shumë që t’iu them një version.
 
Po në momentin që t’i lajmërove rojet e sigurimit çfarë ndodhi?

Njëri iku, tjetri ishte në punën e tij. Unë u ndodha aty pas sherrit dhe për më tepër ishte errësirë totale dhe nuk mora vesh asgjë. Unë kisha për detyrë nga ana humane të lajmëroja sigurinë që të mos ndodhte ndonjë gjë e madhe. Emri më ka dal kot në portale dhe media sepse e theksoj dhe njëherë nuk isha asistent në sherr.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr