Stojku: LSI ka deputetë në Kuvend që i mëson si të votojnë dhe u shkruan fjalime

Kryetari i grupit parlamentar "Demokraci dhe Drejtësi", Edmond Stojku në një intervistë për Report Tv deklaroi se LSI mban ende kontakte me deputetë në Kuvend që kanë dalë nga kjo forcë politike.

Ai thotë se LSI i mëson ata si të votojnë si dhe u përgatit fjalime.

"Juridikisht keni të drejtë. Të gjithë thonë se nuk janë me LSI. Disa mbrojnë ende LSI. Ka ende takime mes LSI dhe deputetëve. LSI i mëson të votojnë dhe u shkruan fjalime. Thjesht di që ngjarja ndodh. Nuk e kam në natyrë të kontrollojë gjëra që nuk i pëlqen dikujt ose dikë. Unë nuk shquhem për diversion" - tha Stojku.

Stojku u shpreh se aktualisht nuk ka pasur asnjë ftesë nga partitë politike për kandidatë për deputetë.

"Shanset fillojnë kur merr vendimin për të kandiduar. Unë kam kandiduar 5 herë. Kur merr vendimin për të kandiduar do të thotë që ke një periudhë parapërgatitore. Unë jam njeri i numrave. Në rastin konkret unë them që në 13 Kuvendet kanë kandiduar 1400 persona. Unë po punoj për të kandiduar. Unë e nis nga shtëpia e ime. Unë kam marrë votat e familjes time. Djali i madh më ka thënë se tani do të votoj. Nuk kam pasur asnjë ftesë deri tani. Atë që unë kërkoja në mendjen time kur u futa në Parlament e kam arritur. Shtysa kryesore janë familja, komshinjtë" - tha Stojku.

Deputetë të opozitës parlamentare janë cilësuar "tradhëtarë" pasi qëndruan në Parlament kur LSI dhe PD u larguan. Stojku u shpreh që këto janë shumë normale dhe se tashmë Kastriot Islami bën be për kokë të Sali Berishës.

"Nuk jam penduar që jam futur në Kuvend. Edhe sikur të jetë fundi i gjithçkaje. Mu dha premtimi. Emrat janë të parëndësishëm pasi më sollën me detyrim që të plotësojë formularin. Si detyrim partie shkova. Ju binda thjesht urdhërit. Unë vetëm plotësova formularin. Nuk dija as numrin në radhë. Në 96' për herë të parë kaloi nga PS në PD një Sali Rexhepi. Të flasim këtë temë tani pas gjithë këtyre viteve nuk më duket e rëndësishme. Kastriot Islami bën be për kokë të Sali Berishës" - deklaroi Stojku.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE