79.6 milionë euro që është stoku i TVSH-së, i cili ende nuk është rimbursuar, do të shlyhet brenda këtij viti.
“Ne kemi dhe një angazhim tjetër që në qershor të këtij vit e gjithë shuma e rimbursimit të jetë zero”, tha Denaj.
Ministrja e Financave Anila Denaj në një interpelancë me bizneset që përfitojnë rimbursimin e TVSH-së, tha se shlyerja e detyrimit me këste për disa kompani të mëdha ka qenë efikas. Objektivi i radhës sipas ministres është rimbursimi automatik.
“Nëse shkojmë drejt sistemeve që edhe kontrollet efektive në raport me rimbursimin e TVSH nuk na çojnë drejt skemave të mëparshme që kemi hasur në lidhje me rimbursimin dhe jo gjithmonë kanë shmangur shkeljet, atëherë edhe rimbiursimi automatik do të jetë një fakt, por do ta synonim në afatmesëm”, sqaroi ministrja.
Denaj foli edhe për kryerjen e kontrolleve për bizneset që aplikojnë për rimbursimin e TVSH-së, ku synohen verifikime nga zyra.
“Objektivi ynë është jo vetëm që të bëjmë jo vetëm shërbimet online por edhe tek kontrollet nëse kemi mjaftueshëm informacion edhe nga zyra shmangim kontrollet e drejtpërdrejta sepse janë më efektive. Ne kemi pasur 40% të kontrolleve nga zyra dhe 60% në vend”, tha Denaj.
Sipas të dhënave të tatimeve në 2020, janë dhënë 16.5 miliardë lekë për rimbursimin, nga 23.5 miliardë lekë që u rimbursuan në 2019, dhe pjesa më e madh i takon investitorëve të mëdhenj.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22