Stoku i rimbursimit të TVSH-së ulet në 79.6 mln €, Ministria e Financave: Brenda qershorit 2021 shlyhen detyrimet

Brenda këtij viti administrata tatimore është zotuar për të shlyer të gjitha detyrimet e prapambetura me rimbursimin e TVSH-së. Sipas raportit të Ministrisë së Financave për Reformat Ekonomike deri në fund të qershorit 2021, do të zerohet TVSH-ja e mbetur pa rimbursuar, që sipas të dhënave të fundit të tatimeve arrin në 9.7 miliardë lekë ose 79.6 milionë euro.

“Ky stok parashikohet të bëhet 0 brenda 6 muajve të parë të vitit 2021, duke reflektuar faktin që të gjitha subjektet do të rimbursohen brenda afateve ligjore”, thuhet në raport.

Ky nivel ka pësuar ulje nga 2019, pasi stoku atëherë ishte 11.2 miliardë lekë.

Ndërkohë sipas të dhënave, 75% e këtij detyrimi i përket investitorit të TAP, ndërsa pjesa tjetër i takon dy kompanive të tjera të mëdha, që në marrëveshje me administratën po paguhen me këste.

Përpos pandemisë COVID-19, rimbursimi i TVSH-së ka vijuar edhe pse në ritme më të ulta se viti 2019. Konkretisht sipas të dhënave të tatimeve në 2020, janë dhënë 16.5 miliardë lekë për rimbursimin, nga 23.5 miliardë lekë që u rimbursuan në 2019.

Vetëm në tremujorin e fundit të vitit të shkuar janë rimbursuar gjithsej 4,64 miliard lekë, vlera më e lartë e vitit, ku rreth 1,68 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste.

Gjatë vitit të kaluar ka rezultuar pozitive rimbursimi i TVSH-së për tatimpaguesit e vegël, të cilëve kërkesat iu janë miratuar pa lejuar që të krijohen detyrime të prapambetura.

Sipas raportit për periudhën tetor-dhjetor 2020 për rimbursim janë regjistruar 393 kërkesa me vlerë rreth 6,22 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 285 kërkesa me vlerë rreth 3,81 miliard lekë dhe 108 kërkesa me vlerë rreth 2,41 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Rimbursimi i tvsh-së në 2020

Janar-Mars                     3,08 mld lekë
Prill-Qershor                  4,17 mld lekë
Korrik-Shtator               4,63 mld lekë
Tetor-Dhjetor                4,64 mld lekë
Totali                            16,52 mld lekë

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuu: 14/02/2021 08:06

    A ju vetem rimbursime thoni se per te marre nuk i merrni. Be cdo vend te botes ne qofte se nje kompani ka vetem rimbursime zakonisht tatimet i bejne nje audit. Ketu te ne vetem na. Kerko rimbursim ne itali, te del shkuma derisa ta marresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike