Yjet janë mbledhur për të parë nga afër stolitë Elizabeth Taylor, në butikun e Bulgari-t në Beverly Hills.

Ekspozita përfshin bizhuteritë e saj më të çmuara të përdorura nga aktorja e famshme e cila vdiq në moshën 79 vjeçe në mars të 2011 dhe ishte e njohur për pasionin e saj për të pasur diamante.

Disa nga yjet e njohura të pranishme aty ishin aktoret amerikane Drew Barrymore dhe Kirsten Duns si dhe aktorja britanike Julianne Moore.
Taylor botoi edhe një libër në vitin 2003 me titull "Elizabeth Taylor: Historite e mia te dashurisë me bizhuteritë" , dhe në koleksionin e saj ka përfshirë disa nga gurët më të shtrenjtë në botë dhe i ka konsideruar si miqtë më të mirë të saj.

Në koleksionin e objekteve të çmuara bën dallim unaza e famshme me diamante jeshil 69.42 karat, të cilën bashkëshorti i saj Richard Burton e bleu për ikonën e bukurisë hollivudiane.

Kjo unazë është vlerësuar rreth 3 milionë dollarë.
Gjithashtu nuk mund të mos përmendet në këtë koleksion edhe një gjerdan e byzylyk diamantësh të cilën bashkëshorti i marrosur pas Taylor, aktori Burton, ja dhuroi në vitin 1962.

Në tërësi, koleksioni i bizhuterive të çmuara është vlerësuar rreth 30 milionë dollarë.
Bizhuteritë janë blerë nga shtëpia luksoze Bulgari në ankandin e Christie's në New York në dhjetor 2011.

Shtëpia luksoze italiane u themelua në vitin 1884 në Romë nga greku Sotirios Voulgaris i njohur në Itali si Sotirio Bulgari.

"Ata përfaqësojnë magji, bukuri, dhe unë e dua Italinë", ka thënë Princi italian i Venecias dhe Piemontes Emanuele Filiberto duke folur në lidhje me markën e famshme.
"Është e bukur për të parë këto gjëra jashtë Italisë. Kjo është një përfaqësim i bukur"-ka shprehur më tej Filiberto.
(l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com