PRISHTINË - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, theksoi sot se "Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mirë, por zhvillimi i saj është çështje e brendshme e Kosovës".
Gjatë vizitës në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ku u takua edhe me komandantin Gjeneral Major Francesco Figliuolo dhe trupat e KFOR-it, Stoltenberg
premton se KFOR-i do të vazhdojë të jetë pranë FSK-së dhe të ndihmojë zhvillimin e saj".
"Ajo çfarë KFOR-i dhe NATO kanë bërë është përkrahja për FSK-në për t'u zhvilluar dhe për t'i ndërtuar kapacitetet përgjatë mandatit të saj dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë. Nuk është vendim i NATO-s, por vendim i autoriteteve vendore se si duan të zhvillojnë FSK-në më tutje", tha Stoltenberg.
Ndërsa, i pyetur rreth terrorizmit, Stoltenberg u shpreh se "terrorizmi nuk i përket asnjë feje apo kombi, derisa ata janë duke vazhduar që të luftojnë terrorizmin si fenomen".
"Terrorizmi nuk njeh kufi, s'i përket asnjë kombi të caktuar apo feje dhe ne jemi duke e luftuar terrorizmin bashkë me kombet dhe bashkë me shumë institucione të tjera ndërkombëtare. Sulmet qe i pamë në Paris disa javë më parë ishin shumë serioze, sepse ishte një sulm në njerëz të pafajshëm dhe për më tepër sulm në lirën e shprehjes dhe shoqërisë sonë së hapur. Ne jemi aleatë të krijuar për t'i mbrojtur shoqëritë demokratike të hapura. Prandaj, ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë dhe të vazhdojmë të punojmë me të tjerët për të luftuar terrorizmin", theksoi Stoltenberg.
Ai u shpreh para ushtarëve të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë, se ata janë pjesë e suksesit të madh në NATO-s.
Sipas tij, për 16 vite që NATO u vendos në Kosovë, Kosova është sot shumë më ndryshe, është paqësore, stabile dhe me një rritje të theksuar të zhvillimit.
KFOR-i do të vazhdojë të ruaj një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Unë e di që këtë do ta bëni me vendosmëri dhe të paanshme. KFOR-i gjithashtu do të ndihmojë të ndërtojë një forcë të aftë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe këto forca ende kanë një punë për të bërë, por janë në rrugë të mirë", tha Stoltenberg para ushtarëve të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë.
Ai shtoi se secili burrë dhe grua që ka shërbyer nën flamurin e KFOR-it ka ndihmuar në ndryshimin e kursit të situatës në Kosovë dhe në ndërtimin e një situate të qetë dhe të sigurt./ATSH/
/Shqiptarja.com