Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri

Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Mynihut për Siguri, njërës prej platformave për të rëndësishme ndërkombëtare për politika të sigurisë.

Ai pritet të marrë këtë pozitë zyrtarisht pas konferencës së radhës, që do të mbahet në shkurt të vitit 2025. Aktualisht shef i organizatës është Christoph Heusgen. Për emërimin e tij është raportuar gjerësisht në javët e fundit, dhe tani lajmi është konfirmuar.

“Tërë jetën time politike ia kam dedikuar ruajtjes së paqes. Është nder i madh për mua që të shërbej si udhëheqës i Konferencës së Mynihut për Siguri, dhe të kontribuoj për misionin e saj ‘paqe përmes dialogut’”, ka thënë Stoltenberg përmes një deklarate.

Ai është larguar prej pozitës së shefit të NATO-s pas 10 vjetëve në atë rol, dhe ka qenë folës vazhdimisht në konferencë. Konferenca e Mynihut për Siguri është themeluar më 1963.

Çdo shkurt, krerë shtetesh dhe kryeministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve, mblidhen në kryeqytetin e Bavarisë, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar politika të sigurisë.

“Me këtë reputacion botëror dhe eksperiencë të madhe, Jens do të udhëheqë konferencën, për ta bërë edhe më të rëndësishme në botë”, ka thënë Wolfgang Ischinger, presidenti i Këshillit të Fondacionit, organ brenda Konferencës./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe