Lufta/ NATO në favor të anëtarësimit të Ukrainës, por herët të flitet se kur! Blinken: Vendet aleate kanë nisur transfermimin e avionëve luftarakë F-16 drejt Kievit

Uashington- Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Uashington sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi se "të gjitha vendet e Aleancës janë në favor të anëtarësimit të Ukrainës, por është shumë herët për të përcaktuar kohën".

Në dokumentin përfundimtar të samitit, pritet që vendet e aleancës ti bëjnë thirrje Kinës që të ndalojë mbështetjen e Rusisë kundër Kievit.

"Rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është e pakthyeshme" tha presidenti finlandez Alexander Stubb.

Për më tepër, drafti thotë se NATO do të caktojë një përfaqësues special për bregun jugor të Mesdheut dhe ministri i Jashtëm Tajani ka ofruar kandidaturën e Italisë si ndërmjetës. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Blinken në prang të samitit ka njoftuar se dërgimi në Kiev i avionëve F-16-ve të premtuar nga vendet e NATO-s ka filluar.

 "Pikërisht në këtë kohë kur flasim, transferimi i avionëve F16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda ka filluar”, tha Sekretari amerikan i shtetit

Presidenti ukrainas Zelensky falënderoo Biden për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, por paralajmëron: "Na duhen më shumë"

Ndërkohë pritet të ketë një takim dypalësh mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kryeministrit të ri britanik Keir Starmer sot para darkës në Uashington me aleatët e tjerë të NATO-s, raportoi CNN. Nesër pritet të takohet me Presidentin Zelenzkky.

SHBA, Gjermania dhe Rumania po dhurojnë njësi shtesë të raketave Patriot, ndërsa Holanda dhe aleatët e tjerë do të dhurojnë komponentë shtesë për një njësi të raketave Patriot. Italia njoftoi muajin e kaluar se po i dërgon Ukrainës një sistem mbrojtës të tipit SAMP/T.

Në një postim në rrjetin social X, Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov falënderoi "aleatët" Italinë, SHBA-në, Gjermaninë, Rumaninë dhe Holandën për dhurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Kiev.

“Këto sisteme do të ndihmojnë në mbrojtjen e qyteteve tona, civilëve dhe infrastrukturës kritike”, tha ai në një postim në rrjetin social X.

Edhe aleatët e tjerë, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të ofrojnë sisteme të tjera që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Nga ana e tij Presidenti Joe Biden gjatë fjalimit që mbajti mbrëmjen e djeshme para  udhëheqësve të vendeve të NATO-s vuri në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës.

Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina. Të pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    S.G/I.M/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

    Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion