Stoltenberg- Vuçiçit: Ndërhyjmë nëse ka konflikt në Kosovë! Presidenti serb: Ata s’po respektojnë marrëveshjen! Kurti: Nuk tërhiqemi nga reciprociteti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoletenberg ia tha sot në sy Presidenit serb Aleksandër Vuçiç se nëse situata në veri të Kosovës përshkallëzohet ata janë të gatshëm të ndërhyjnë. Pas takimit me dyer të mbyllura, Stoltenberg dhe Vuçiç dolën në një konferencë për shtyp.

Stoltenberg tha se NATO ka për qëllim të ulë tensionet dhe për ketë arsye kanë mbajtur kontakte me Prishtinën edhe Beogradin, por iu takon dy vendeve që të shmangin një përshkallëzim të situatës. Nëse do të jetë e nevojshme, Stoltenberg tha se do të rritet prania e forcave të KFOR-it në veri të Kosovës. Ai theksoi se kjo prani ushtarake ndihmon që të ulen tensionet mes dy vendeve, por qëllimi ktryesor ëshjtë që KFOR të jetë aktor neutral dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet për të gjithë. Stoltenberg thotë se rreth 4 mijë trupa të KFOR-it janë të vendosura në Kosovë. 

“Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës apo përplasjen. Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet në Beograd por edhe në Prishtinë, kemi mbajtur kanalet e hapura të komunikimit. Jemi gati të reagojmë nëse do kemi situata problematike. Nëse do duhet ne do ti lëvizim këto trupa që kemi në Kosovë për ti çuar në zona problematike. Jemi gati të bëjmë më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ne kemi si qëllim që të ulim tensionet”, tha Stoltenberg.

"Përgjegjësia jonë është që të jemi neutral, siguria është pjesa kryesore e misionit tonë, siguria për të gjithë, të lehtësojmë edhe dialogun politik mesa palëve. Qëllimi i KFOR është kjo, të jetë aktor neutral dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet", vijoi ai. 

Nga ana tjetër, Vuçiç u shpreh se Kosova është ajo që nuk po respekton marrëveshjet bilaterale, e ndërsa sipas tij Serbia nuk ka shkaktuar asnjë provokim. Presidenti serb tha se paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme edhe për Serbinë, ndërsa shtoi se duan të forcojnë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n.

“Serbia është një vend neutral ushtarakisht dhe do të mbetet i tillë. Historia jonë nuk është e lehtë, por ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n dhe të shmangim përshkallëzimin e konfliktit. Mendojmë se nuk kemi shkaktuar asnjë provokim, por e kuptoj se ne nga Ballkani jemi ngopur me të gjithë në Bruksel”, tha Vuçiç.

Sa i përket takimit që ka ditën e nesërme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Vuçiç nuk u shpreh optimist. Ai tha se takimi do të jetë i vështirë, pasi Serbia nuk bie dakord me kërkesat e Kosovës.

“Paqja dhe stabiliteti janë shumë të rëndësishme për Serbinë. Nuk dua t’ia lë fajin dikujt. Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, dhe duam të evitojmë çfarëdo konflikti. Ne besojmë që nuk kemi bërë asnjë lloj provokimi", ka thënë mes tjerash Vuçiç.

Por, në daljen e tij për media me Stoltenberg, kryeministri Albin Kurti e bëri të qartë që Kosova nuk tërhiqet nga reciprociteti, pasi po zbatojnë marrëveshjen bilaterale me Serbine, por nga ana tjetër edhe Kushtetutën e vendit. Ai akuzoi Serbinë se po punon me një axhendë të qartë nga Rusia që të destabilizojë Kosovën dhe Rajonin. Kurri theksoi se Kosova duhet të futet në NATO.

Stoltenberg do të zhvillojë edhe një takim me Kurtin, ndërsa këto bisedime vijnë një ditë përpara takimit Kuti-Vuçiç në Bruksel. Këto bisedimeve vijnë pas tensioneve në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit. Më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë deri më 1 shtator zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Një ditë para takimit me Vuçiçin, Kurti zhvillon takim 'përgatitor' me Lajçakun dhe Escobarin

Një ditë para takimit me presidentin serb Aleksander Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimin e mbajtur të mërkurën në mbrëmje, Kurti e quajti përgatitor para takimit me Vuçiç në Bruksel nesër, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja.

Kurtit dhe Vuçiçit u është bërë ftesa për dialog pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik.

Ora 19:58
Kurti dhe Vuçiç takim me Stoltenberg, Berisha: Vazhdimi i dialogut, rëndësi jetike për paqen e stabilitetin në rajon

1660759373_1660759303berisha.JPG

Sali Berisha përshëndeti takimet e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se këto tani janë të një rëndësie të lartë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, z. Jens Stoltenberg priti në takime të veçanta në selinë e Nato-s Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Këto takime u zhvilluan pas tensioneve në veriun e Kosovës nga kërcënimet dhe veprimet destabilizuese të Beogradit, përqendrimit të trupave ushtarakë të Serbisë në kufi me Kosovën, dhe përpjekjeve të Putinit për nxitjen e një konflikti ne Ballkan. Të gjitha këto, duke përdorur si pretekst zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet nga qeveria e Kosovës.

Takimet u zhvilluan në prag të takimit të vendosur për nesër midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, gjatë dy javëve të fundit ka bërë të qartë se Nato është e gatshme dhe do të ndërhyjë për garantimin e stabilitetit të Kosovës.

Pas takimit me presidentin e Serbisë Vuçiç Sekretari i përgjithshëm i Nato-s theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kundërshtive midis palëve me dialog të lehtësuar nga BE dhe ndër të tjera deklaroi se:

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

Ndërsa pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Stoltenberg insistoi për zgjidhjen me dialog të kundërshtive midis palëve dhe deklaroi:

”Trupa të trajnuar të udhëhequr mirë, forca të NATO-s nga të gjitha vendet dhe partnerët tanë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në de-përshkallëzim, kur është e nevojshme e kemi demonstruar shumë herë që mund të të zbarkojmë dhe të rrisim praninë tonë, si në veri atë që kemi bërë në javën e fundit. Prapë mund t’i rrisim praninë tonë, përndryshe kemi patrulla të rregullta të trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë proporcionale, të matura, të qartë dhe do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo që e kemi dëshmuar shumë herë për shumë vite, e demonstron atë që NATO arrin të bëjë kudo që është e nevojshme dhe e domosdoshme”.

Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e Natos, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe Natos për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkroi Berisha.

Ora 17:41
Nesër takimi në Bruksel, Kurti i qartë: Kosova nuk tërhiqet nga reciprociteti, po zbatojmë marrëveshjen bilaterale

1660750802_kurti.jpg

Nesër në Bruksel do të mbahet takimi negociues mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas tensioneve në veri. Por Kurti bëri të qartë se Kosova nuk do të tërhiqet nga reciprocitetit. Ai shtoi se po zbatojnë Kushtetutën e vendit, si edhe marrëveshjet bilaterale që kanë me Serbinë.

“Do bazohemi në ligjin dhe kushtetutën e Koosvës, është detyrim që duhet ta bëjnë bazuar në ligjet tona. S’ka asnjë hapësirë që ta anulojmë këtë vendim. Është diçka legale në vendin tonë sipas ligjit dhe kushtetutës sonë, dhe diçka për të cilën është zotuar Serbia në dialogun e Brukselit. Nuk shohim rrugë tjetër dhe besoj se është në të mirën tonë të bëjmë legjitime gjërat në shtetin tonë”, tha Kurti.

Ora 17:35
Kurti: Ushtria jonë gati për të siguruar stabilitetin, të anëtarësohemi në NATO! Stoltenberg: Neutraliteti, i rëndësishëm për të ruajtur paqen në Kosovë

1660749067_Screenshot1.jpg

Kryeministri Albin Kurti tha se ushtria e Kosovës është e gatshme të ruajë stabilitetin. Në konferencën për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jean Stoltenberg, Kurti tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e aleancës.

“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë arritur në një nivel të lartë operacional dhe strategjik. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për paqe dhe stabilitetin e rajonit dhe përtej. Forcat tona kanë marrë në një mision të NATO-s në evakuimin e civilëve në Afganistan dhe do i bashkohemi të gjitha misioneve të NATO-s. Kërkojmë anëtarësim të plotë në NAYO. Vlerësojmë frymën për paqe që japin vendet e NATO. Kosova ka treguar angazhimin e saj për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Jemi të angazhuar për siguruar paqe e rend në të gjithë rajonin. Vlerësojmë shumë dedikimin tuja për stabilitet dhe paqe në rajon. Në qëndrojmë fort bashkë”, tha Kurti.

Ora 17:30
Kurti: Me axhendë të Rusisë, Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe rajonin

1660749111_kurit.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jean Stoltenberg tha se Serbia po vepron me një axhendë të qartë të Rusisë për të krijuar destabilizim në Kosovë dhe rajon.

“Serbia po vepron me një axhendë të Rusisë që do të stabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe rajonin. Jemi të angazhuar për siguruar paqe e rend në të gjithë rajonin. Vlerësojmë shumë dedikimin tuja për stabilitet dhe paqe në rajon. Në qëndrojmë fort bashkë”, tha Kurti.

Ora 16:51
Tensionet/ Ushtarët e KFOR-it pozicionohen në veri të Kosovës

Pas tensioneve në veri të Kosovës, mediat kosovare raportojnë se ushtarët e KFOR-it po pozicionohen në veri të vendit. Sipas KosovaPress, ushtarë të KFOR-it janë pozicionuar me tanket te fshati Rudare afër Zveçanit, si dhe rrugës së liqenit të Ujmanit në fshatin Zupc dhe në drejtim të Bërnjakut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së i tah sot presidentit serb Aleksandër Vuçiç se do të rrisin prezencën ushtarake në veri dhe nëse do të ketë përshkallëzim situate janë të gatshëm të ndërhyjnë.

1660748349_30028663188422533324668055553866148443729532n473x1024.jpg

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 17/08/2022 17:53

    Vuçiqi dhe tere politika nacionaliste serbe njeh vetem gjuhen e forces,prandaj te mos hezitohet per asnje çast qe kesaj politike antishqiptare i duhet veshur sa me pare KEMISHA E FORCES. EUROPA MOS BEJ LOJEN E KA KUSH E KA,QE PO E BEN PREJ KOHES LIDHJES PRIZRENIT.

    Përgjigju
    • Londi: 18/08/2022 08:11

      Lere Europen o uk trimi, ke byth vet bjeri serbit po nuk pate byth mos bo si ata qenet qe lehin mbrapa shpine. Ky kurti me dosa osmanin bo si te fort pastaj mblidhen si struci dhe po plasi noi luft aty te rrin ne kosov mos turren ktej nga vendi yn se na ka ça bythen kta trimat.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

U vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Saimir Hoxha, drejtori i Policisë Rrumbullaku: Shembull për të gjithë ne

U vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Saimir Hoxha, drejtori i Policisë Rrumbullaku: Shembull për të gjithë ne