Stoltenberg, kreu i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë

Stoltenberg, kreu i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, tha qeveria të premten më 4 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni.

Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që përfundon në fund të muajit shtator të këtij viti.

Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh.

“Unë kam qenë shumë i shqetësuar në procesin e identifikimit të guvernatorit më të mirë të Bankës Qendrore të Norvegjisë dhe jam i bindur se ky është Jens Stoltenberg”, tha në një deklaratë Ministri i Financave, Trygve Slagsvold Vedum, raporton Reuters.

Stoltenberg, një ekonomist me profesion dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë nga në periudhat 2000 - 2001 dhe 2005 - 2013 përpara se të bëhej shefi i NATO-s.

Ai ka qenë gjithashtu ministër i financave dhe ministër i energjisë.

Ida Wolden Bache, zëvendësshefe e bankës qendrore dhe rivalja kryesore e Stoltenberg për këtë pozitë, do të jetë guvernatore në detyrë derisa Stoltenberg të marrë zyrtarisht detyrën, tha qeveria norvegjeze./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle tek liqeni i Zambakëve

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle tek liqeni i Zambakëve