Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën (21 Nëntor) në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.
Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.
“Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.
Lajmi kryesor:
Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës! Vuçiç: Vendosim vetë
Jens Stoltenberg dhe Aleksandër Vuçiç
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Këtë gjë Stoltenberg e deklaroi gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, raporton media serbe N1.
Sipas tij, formimi i Asociacionit do të ishte çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Akumulimi i forcave të Forcave të Armatosura Serbe pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën, mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit në Kosovë, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve, i bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës, të angazhohemi në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se me Vuçiç ka diskutuar edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
“Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet e mirëpresim që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne i diskutuam gjithashtu. Pas kësaj dhune, NATO vendosi edhe 1000 ushtarë dhe armë të rënda në Kosovë”, tha Stoltenberg.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)