Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.
Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë.
Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”.
Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi [i Ukrainës] në mes të një lufte”.
Stoltenberg tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë “dy gabime të mëdha strategjike”, që sipas tij janë nënvlerësimi i “trimërisë” dhe “vendosmërisë” së ukrainasve dhe nënvlerësimi i aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.
Zyrtarët në Rusi, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kanë deklaruar se Moska e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO.
Ndërkaq, udhëheqësit në Kiev kanë thënë se dëshirojnë që në të ardhmen shteti i tyre të bëhet pjesë e NATO-s. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sulmi në Veri të Kosovës, a rrezikohet një konflikt në rajon?
-
Po
62.9%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 402
Lajme të tjera
-
Peskov: Tanket amerikane Abrams të dorëzuara në Ukrainë do të digjen
27 Shtator, 08:57
-
Kievi: Dronët iranianë të përdorur në sulmet e fundit në ukrainë janë bërë me komponentë evropianë
27 Shtator, 08:43
-
Mediat ukrainase: Zjarr pranë Moskës, shpërthime në aeroportin ushtarak rus Chkalovsky
27 Shtator, 08:35
-
Prej fillimit të luftës, 277 mijë rus të vdekur në Ukrainë
27 Shtator, 08:21
-
Rreth 4 milionë qytetarë ukrainas qëndrojnë në Evropë
27 Shtator, 08:13
-
I kemi shpallur luftë Rusisë e prandaj duhet të jemi vigjilent edhe për ngjarje të tjera në të ardhmen
27 Shtator, 08:13
-
Norvegjia premton 92 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën
27 Shtator, 07:53
-
Zelensky emëron Shevchenkon si këshilltarin e tij të pavarur
27 Shtator, 07:40
-
Lufta/ Mediat ukrainase: Zjarr pranë Moskës, shpërthime në aeroportin ushtarak! Kiev: Dronët iranianë të prodhuar me komponentë evropianë
27 Shtator, 07:07
-
Hetuesit e OKB-së gjejnë prova në rritje për krime lufte të forcave ruse në Ukrainë
26 Shtator, 22:57
-
Nord-Stream një vit pas sulmit, shumë spekulime e pak fakte
26 Shtator, 20:46
-
Goditet selia ruse në Kherson, 8 viktima dhe 7 të plagosur
26 Shtator, 13:24