Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se nuk mund të përjashtojë mundësinë që forcat ruse së shpejti të marrin nën kontroll qytetin lindor të Bakhmut.
Duke folur përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Stokholm, ai tha se "nuk mund të përjashtojë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim".
"Kjjo nuk pasqyron domosdoshmërisht ndonjë pikë kthese të luftës, thjesht thekson se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë"-tha Stoltenberg.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Wagner: Kemi nën kontroll pjesën lindore të Bakhmutit! FMN: Lufta do të ketë pasoja shkatërruese në ekonominë ruse










