Kryeministri vlerësoi pjesmarrjen e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi në Konferencën Kombëtarë që u organizua sot në hotel Tirana në kuadër të fushatës 16 ditore kundër dhunës ndaj grave. Ai u shpreh se “ky është mesazhi i duhur që kapërcen në mënyrë kumptimplotë ndasinë midis kampeve politike”.
Në fjalën e tij kryeministri tha se qeveria që ai drejton do të forcojë mekanizmat ligjore kundër dhunës si dhe kërkoi përfshirjen e burrave dhe djemëve në këtë sfidë.
NDIHME LIGJORE FALAS
“Për herë të parë cështja e dhunës ndaj grave dhe vajzave adresohet si një problem jo vetëm i grave dhe vajzave, por për herë të parë shikohet në aspektin e detyrimit të burrave dhe djemëve duke i përfshirë në një betejë për ta ndaluar dhunën. Forcimi i mekanizmave të luftës kundër dhunës, referimi i rasteve të dhunës do të jenë cështje të qeverisë. Ne do të jemi këmbëngulës derisa të vëmë në shërbim të grave dhe vajzave shërbimin ligjor falas”-u shpreh Rama
RAMA: LUFTA NUK FITOHET E VETME DUHET ANGAZHIMI I SHOQERISE
“Ne jemi të përkushtuar që ta çojmë përpara për të bërë efektiv programin për rehabilitimin e grave të dhunuara. Ndihma ekonomike është një elemet që mund t’i jap ndihmës ekonomike një vlerë që humbet rrugës nga kryefamiljarët e dëshpëruar që e shpërdorojnë këtë ndihmë për alkool apo për të luajtur bixhoz.Plagë kjo që është lehtësisht e prekshme për shkak të varfërisë. Kalimi i ndihmës ekonomike tek gruaja do të rrisë peshën e përgjegjësisë së gruas në sytë e burrit. Sfida këto që janë të trashguara në shumë vite. Përgjigja për to është një punë sa më gjithëpërfshirëse dhe e koordinuar se asnjë qeveri nuk mund ta fitojë këtë sfidë e vetme në rast se shoqëria nuk përfshihet në përpjekjen për të hequr këtë. Lobojmë për barazinë gjinore përtej ndasive partiake. Falenderoj zonjën Vokshi sepse ky është mesazhi i duhur që kapërcen në mënyrë kumptimplotë ndasinë midis kampeve politike. Marrja e përgjegjësisë në nivele më të larta për të vendosur një barazim midis gruas dhe burrit në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke filluar me një presion horizontal të përhershëm mbi çdo institucion për tiu qasur këtij problem si një strategji për mbarëvajtjen e kësaj strategjie.“
RAMA: LUFTE NE CDO INSTANCE
Kreu i qeverisë ndali tek përpjekjet e qeverisë për ta bërë sa më efektiv programin për mbështetjen dhe rehabilitimin e grave të dhunuara. Rama tha se kalimi i ndihmës ekonomike tek gratë do të ndryshojë situatën në familje. “Kalimi i ndihmës ekonomike tek gruaja do të rrisë peshën e përgjegjësisë së gruas në sytë e burrit. Ndihma ekonomike humbet rrugës nga kryefamiljarët e dëshpëruar që e shpërdorojnë këtë ndihmë për alkool apo për të luajtur bixhoz. Plagë kjo që është lëhtësisht e prekshme për shkak të varfërisë. Sfida këto që janë të trashguara në shumë vite. Përgjigja për to është një punë sa më gjithëpërfshirëse dhe e koordinuar pasi asnjë qeveri nuk mund ta fitojë këtë sfidë e vetme në rast se shoqëria nuk përfshihet në përpjekjen për të hequr këtë” –bëri të ditur kreu i qeverisë.
LOBOJMË PËR BARAZINË GJINORE PËRTEJ NDASIVE PARTIAKE
“Lobojmë për barazinë gjinore përtej ndasive partiake” u shpreh Rama duke iu referuar pjesëmarrjes në konferencë të deputetes demokratike . “Marrja e përgjegjësisë në nivele më të larta për të vendosur një barazim midis gruas dhe burrit duhet ndërmarrë në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke filluar me një presion horizontal të përhershëm mbi cdo institucion për tiu qasur këtij problemi dhe për mbarvajtjen e kësaj strategjie”- deklaroi kreu i qeverisë
RAMA: TË NDËRGJEGJËSOJMË SHOQËRINË
Rama bëri apel për luftimin e këtij fenomeni që e rendit vendin tonë në botën e parpambetur duke kërkuar bashkëpunim për shkuljen e tij qysh në rrënjë. “Mesazhi është shumë i qartë: Çdo formë dhune është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Po nuk arritëm të mbrojmë këtë ide duke ndërgjegjësuar shoqërinë për të drejtat e grave dhe vajzave, përpjekja për të bërë një vend të denjë për gjeneratat e reja rrezikon të mbetët në mes e të jetë një punë e padobishme. Dhuna është një trashgimi që vjen gjithmonë e duke renduar vit pas viti.Kjo sfidë ka lidhje me përpjekjet te rrënjët e te trungu e që sot mund të preket me sy në shumë realitete.” -theksoi Rama.
BURRAT E DJEMTË BASHKËFAJTORË
“Ky fenomen i bën të gjithë burrat e djemtë bashkëfajtorë, na vë të gjithëve para një zgjedhje botës së prapambetur, shoqërisë patriarkale. Më tej kryeministri shprehu bindjen se “barazia gjinore nuk është në asnjë formë shpirtëgjesia e burrave ndaj grave por është promotorri i zhvillimit të vendit. Aty ku ka ekonomi të fortë ka barazi gjinore të fortë. Aty ku ka zhvillim ekonomik e social nuk ka ekonomi të fortë por ka edhe një grua me rol të fort”.
VELIAJ: FUSHATA KA DHENE IMPAKT
Ministri i Mirëqeniesë Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj tha se fushata 2 javore që u ndërmor këto ditë ka dhënë impakt maksimal pasi ishte e natyre krejt tjetër, ndryshe nga 23 vite më parë. “Ajo që do të them tani nuk është politikisht korrekte por dhuna ndaj gruas është ekskluzivisht një punë burrash”, u shpreh ministri Veliaj duke përmendur faktin se situata do të ndryshojë pasi vitin tjetër përfituesit e ndihmës ekonomike do të jenë gratë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)