Stop rrudhave dhe lodhjes
me vaj argani

Stop rrudhave dhe lodhjes<br />me vaj argani
Lëkurë të lëmuar dhe të hidratuar, flokë të shëndetshëm dhe thonj me shkëlqim. Si është e mundur për të arritur këto rezultate?
Ky është një objektiv që mund të arrihet me përdorimin e një aleati anti-plakje, vajit argan. I përdorur prej vitesh në sallone bukurie, ai përmban mbi 80% acide yndyrore të pangopura, dhe është i pasur me vitaminë E, një eliksir i çmuar për përbërësit e lëkurës, që duke vepruar në sinergji stimulon rinovimin e qelizave.

Rivitalizim dhe hidratim
Vaji i Arganit është i lehtë për t'u përdorur dhe do të ishte ideal për lëkurë të dëmtuar. Le të shohim se si vepron ai për të ngadalësuar procesin e plakjes.

Për lëkurë të thatë
Para së gjithash duhet të bëjmë një pastrim për fytyrën dhe trupin me një grusht bajamesh të copëtuara të përzier me 2 lugë vaj argan. Këtë përzierje duhet ta masazhojmë në lëkurë dhe më pas të pastrohemi me ujë të ngrohtë. Ideal do të aplikimi i mëpasshëm i një kremi me përmbajtje të vajit argan.
 
Për flokë te dëmtuar
Vaji i Arganit mund të përdoret edhe për ristrukturimin e fibrave të flokëve dhe mbrojtjes së gjatësisë së tyre, duke e aplikuar për 20 minuta dy herë në jave.
 
Për thonj të dobët
Për të forcuar thonjtë që kanë një tendencë për t’u thyer, provoni këtë kurë të traditës Lindore: një herë në javë, vendosni majat e gishtave dhe  thonjtë në një enë me vaj argani . Mbajini për 15 minuta duke i masazhuar deri në skaje.


Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë