Perballe boshnjakeve te kualifikuar ne Elite Raund ose nder skuadrat me te mira te Europes, te rinjte shqiptare kane provuar te gjitha llojet e emocioneve. Kjo gje ka ndodhur sepse ne fillim te lojes Bosnja ka kaluar ne avantazh me gol te shenuar nga Bilac pas nje goditje denimi.
Pas vetem 9 minutash eshte mesfushori i skuadres tone Elvis Kabashi i cili pas nje goditje te forte barazon shifrat 1-1. Pak para perfundimit te 45 minutave te para pas nje aksioni model Artur Magani i Shkumbinit realizon nje goditje model dhe nga 20 metra shenon ne 2-1. Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte Strakosha ben shume zevendesime duke aktivizuar te gjithe lojtaret e grumbulluar per kete takim miqesor, per rrjedhoje vjen edhe goli i trete shenuar nga Marsel Koliqi i Thrasivolos. Me kete fitore interesante nis karrieren e tij si trajner i kuqezinjve Under 19 trajneri Foto Strakosha i cili perseri modest tregon se ka ende shume pune per te bere deri ne kolaudimin e plote te skuadres. (rb/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)