Strakosha bëhet 'mur', Lazio ëndërron titullin

Strakosha bëhet 'mur', Lazio ëndërron titullin

8 fitore radhazi, jo e impenjuar në Kupat e Europës dhe Interi e Juvja vetëm tre pikë larg. Lazio ëndërron titullin kampion në Serinë A. Bardhekalëtrit fituan mbrëmë me përmbysje 2-1 ndaj Cagliarit në Sardenjë duke siguruar tre pikë të pabesueshme. Vendasit morën avantazhin me sulmuesin Simeone që në minutën e 8-të që mposhti Strakoshën. Tek goli portieri i Kombëtares nuk kishte çfarë të bënte por më pas u bë “mur”  dhe mbajti Lazion në lojë me dy pritje spektakolare ndaj Joao Pedro e mbi të gjitha ndaj Nainggolan. Gardiani u vlerësua me notën 7 duke qenë një nga më të mirët në fushë.

 Lazio përmbysi gjithçka në 7 minutat e kohës shtesë. Fillimisht barazoi Luis Alberto në minutën e 93-të ndërsa golin e fitores e shënoi Caicedo kur kishte shkuar minuta e 8-të shtesë duke kaluar në ekstazë gjithë ambientin bardhekaltër. 3 pikë larg ekipeve të kreut ndodhet Lazio dhe pse jo është kandidate për titull ndërsa të dielën do të tentojë të fitojë Superkupën ndaj Juventusit. /Përgatiti Andi Kapxhiu/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë