Brentford ka zyrtarizuar sot afrimin e portierit të kombëtares shqiptare Thomas Strakosha. 27-vjeçari ka firmosur me klubin e Premier League për 3 vite me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër. Ai u transferua në Angli nga Lazio me të cilën ka më shumë se 200 paraqitje, 150 prej të cilave në Seria A.
Për këtë transferim trajneri i Brentford Thomas Frenk u shpreh: “Është kënaqësi që arritëm të firmosnim me këtë portier. Ai ka qenë numri 1 i Lazio-s për shumë kohë. Një detaj tejet domethënës. Ka luajtur në Seria A dhe kompeticionet europiane që do të thotë se vjen me shumë eskperiencë. Strakosha përfaqëson portierin model dhe bëhet pjesë e atmosphere pozitive së bashku me portierët e tjerë Raya dhe Cox, të cilët do ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten.”