Strakosha  "hipnotizon" Dybalan
Lacio turpëron "Zonjën e vjetër"

Strakosha  Lacio turpëron "Zonjën e vjetër"
">
Përballja mes Juventus dhe Lacios është mbyllur me rezultatin 1:2.

Juventinët kanë humbur në shtëpinë e tyre, por më e spikatura në këtë takim ishte performanca e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Strakosha, i cili priti penalltinë e ekzekutuar nga argjentinasi Dybala.

Krahas gardianit të portës së Lacios, një meritë  të padiskutueshme kishte dhe sulmuesi i lacialëve, Imobile.

Strakosha është vlerësuar nga Portali “Tuttomercatoëeb.it” me notën 7, ndërsa për post pritjes së penalltisë në minutën e 97, ai bëri dhe disa pritje të tjera shpëtimtare për ekipin e tij.

Ajo që bie në sy është përshkrimi që i ka bërë ky portal  portierit të kombëtares sonë: “Strakosha, një Zot i zbritur në tokë. I pafajshëm te goli i parë, ndërsa më pas bën disa pritje shpëtimtare ndaj bardhezinjve. Në sekondat e fundit hipnotizon Dybala-n dhe i jep 3 pikët skuadrës" shkruan portali për Strakoshën.

Ishin juventinët që kaluan të parët në avantazh me Dauglas Costa,  ndërsa sulmuesi Ciro Immobile barazoi në minutën e 47 të takimit, ndërsa pesë minuta më vonë me anë të penalltisë kaloi në avantazh,

Pavarësisht rastit të pastër për të barazuar shifrat me  anë të penalltisë në të 97', Strakosha  nuk lejon që topi të prekë rrjetën duke turpëruar Juventusin, ndërsa ekipit të tij i dha ndjenjën e fitores dhe rrëmbimin e  3 pikëve, por padiskutim dhe krenarinë, sepse mundën juven në shtëpinë e vet.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës