Strakosha humbet kombëtaren
surpriza e ka emrin Enea Koliçi

Strakosha humbet kombëtaren<br />surpriza e ka emrin Enea Koliçi
Trajneri i Kombëtres, Cristian Panucci duhet ti bëjë llogaritë pa portierin e dytë, Thomas Strakosha.

Strakosha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Spanjën dhe Italinë pasi ka shfaqur probleme muskulare.

Portieri është rikthyer në Itali tek klubi i tij, Lazio, ku do të fillojë rehabilitimin për tu riaftësuar nga dëmtimi.

Surpriza e Panuccit e ka emrin Enea Koliçi. Portieri i Kukësit është ftuar nga trajneri për të qenë pjesë e kombëtares në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të botërorit, Rusi 2018.

Koliçi është portiere më në formë në Superligën shqiptare por sërish ai është ndjerë i surprizuar nga ftesa e Panuccit dhe i është bashkuar direkt ekipit tek hoteli ku po qendrojnë.

Gardiani i kampionëve të Kukësit spikati sezonin e kaluar me formën e mrekullueshme, i cili ndihmoi skuadrën veri-lindore të shpallej kampionë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool