Strakoshës i vjen në 'majë të hundës', largimi nga Brentfordi i sigurt! Disa oferta për 'gardianin'

Strakoshës i vjen në 'majë të hundës', largimi nga Brentfordi i sigurt! Disa oferta për 'gardianin'

Thomas Strakosha

Thomas Strakosha është pranë largimit nga Brentfordi në Premier League. 'Gardiani' i Kombëtares nuk ka marrë minuta në Angli dhe afrimet e fundit në portë për londinezët e kanë bërë thuajse të sigurt largimin, ose huazimin e 28-vjeçarit.

Së fundmi te Brentfordi u afrua portieri islandez Valdimarsson për 3 milionë euro dhe kjo është një shtysë më shumë se shqiptari po kërkon një tjetër ekip. Nëse askush nuk paguan shumën prej 4 milonë eurosh që Brentfordi kërkon për të, atëherë javën që vjen duket se Strakosha do pranojë një huazim për më shumë minuta.

Vetëm dy ndeshje për të këtë sezon janë pak, me portierin që kërkon një shans për në Euro 2024 mes shtyllave të Kombëtares. Mediet bëjnë me dije se janë disa ekipi në Serie A që mund të marrin Strakoshën në huazim.

Edhe pse ka kontratë deri në verën e 2026, Strakosha bëri me dije pak ditë më parë se nuk kaloi nga Lazio në ishull për të qëndruar në stol, një lloj ultimatumi për drejtuesit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së