Fitorja në shtëpinë e Interit mungon prej 3 javësh por tekniku Andrea Stramaçoni nuk është i shqetësuar. “Jam i bindur që jemi një skuadër e madhe edhe pse po kalojmë një periudhë të vështirë ”-sqaroi ai në konferencën për shtyp.
Numri një i pankinës zikaltër tregon për gazetarët se Interi i tij do të luftojë deri në fund.
Në San Siro zikaltrit i sfidon Peskara e cila është në një moment të mirë. “Bergodi ka bërë një punë të mirë. Janë të organizuar”-tha trajneri i Interit.
Dëmtimet dhe skualifikimet e detyrojnë Stramaçonin të zbresë në fushë me një formacion të ribërë. Tekniku edhe pse ka rikuperuar në orët e fundit Garganon dhe Militon ( jo në 100 %), ka mungesa në mbrojtje. Samuel, Ranocchia dhe Juan Jesus do ta shohin ndeshjen nga tribuna.
Përsa i përket merkatos ai i ka idetë e qarta. “Na duhet një mbrojtës i djathtë dhe një mesfushor me karakteristika të ndryshme nga këta që kemi”-deklaroi 37 vjeçari.
Gjatë konferencës Strama ka folur edhe për çështjen Shnajder. Ai tregon se ka të njëjtin vlerësim për mesfushorin holandez edhe pse ky i fundit ka luajtur shumë pak prej dëmtimeve. “Do të qëndrojë apo do të largohet, e rëndësishme është që kjo histori do të marrë fund” – përfundon trajneri i Interit.
(g.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com