Stramaccioni ëndërron drejtimin
e Inter edhe sezonin e ardhshëm

Stramaccioni ëndërron drejtimin<br />e Inter edhe sezonin e ardhshëm
Trajneri i Interit, Andrea Stramaçoni ka thënë se përkrahja e Masimo Moratit i jep forcën e nevojshme për t’u ballafaquar me sukses me të gjitha presionet, ndërsa ëndrra e tij është që të konfirmohet si trajner i zikaltërve edhe për edicionin e ardhshëm. Presidenti i klubit zikaltër ka paralajmëruar mundësinë që Stramaçonit t’i besohet skuadra edhe në edicionin e ardhshëm.

“Fjalët e Moratit më japin forcën e nevojshme dhe vetëbesim edhe më të madh se ai që kam tani. Ëndrra që unë kisha ishte që të përzgjidhesha për drejtimin e Interit dhe tashmë që kjo është realizuar edhe unë ndihem i kompletuar. Sot jam trajner i Interit dhe ndihem shumë mirë në këtë rol”, ka thënë Stramaçoni, për të shtuar:

“Jemi të bashkuar dhe këtë e dëshmon edhe fitorja kundër Udinezes. Dëshirojmë që ta mbyllim edicionin në një vend të lartë. Po i ndjek edhe rezultatet e tjera, por ajo që më intereson më shumë është se çfarë do të bëjë Interi. Me futbollistët jemi duke punuar fort dhe besoj se e ardhmja ime është sfida Inter-Çesena. Gjithsesi, gjithçka do të rivlerësohet në datën 15 maj. Kemi shumë situata dhe episode për të rivlerësuar, siç kemi edhe lojtarë kontratat e të cilëve skadojnë, por edhe lojtarë që kanë shumë për të ofruar”, ka thënë Stramaçoni.

Interi pas fitores kundër Udinezes është rikthyer në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël