Stramaccioni: Pakti im me presidentin Moratti, të fitoj

Stramaccioni: Pakti im me presidentin Moratti, të fitoj
Pasi ka mbledhur 7 pikë në 3 ndeshjet e para në pankinën e Interit, trajneri Andrea Stramaccioni është gati për aventurën e katërt në pankinën e Interit: Sfida kundër Udineses, më e vështira deri tani për teknikun e ri në stolin e zikaltërve, në përpjekjet për të hyrë në Europë.

"Vlera e Udineses është e pamohueshme. Në shtëpinë e saj, kjo skuadër ka ndërtuar pozicionin e saj në renditje dhe për këtë, ndeshja jonë në Friuli është shumë e vështirë. Udinese ka karakteristika që mund të shkaktojnë dëme për Interin, dhe ne kemi punuar pikërisht që të evitojmë këtë. Jemi duke punuar për Europën por kjo nuk varet vetëm nga ne” tha trajneri i Interit.

“Dua të bëj më të mirën pasi kështu do të vendos edhe për të ardhmen time, dhe për këtë preferoj që të kem përballje direkte. Presidenti Moratti më ka thënë që duhet të fitojmë, dhe ne vërett duhet të bëjmë këtë. Ky është një pak banal që besoj se presidenti do tia kërkojë të gjithë trajnerëve” tha Stramaccioni. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta