Humbja në kampionat përballë ekipit të Fiorentinës ka lëkundur më shumë se kurrë postin e Stramacionit në bankinën e ekipit të Interit duke mos shmangur edhe një largim të mundshëm. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë tekniku që pësoi plot katër gola nga Fiorentina.
“ Sigurisht që humbja na lëndon të gjithëve, nuk ishte aspak e pritshme, pasi ishim të përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv. Por gabimi ishte i imi që vendosa që të luaj me të njëjtin grup futbollistësh në tre ndeshje gjatë një jave.
Mendova që do të jepnin rezultat, por lodhja bëri të vetën duke na ndëshkuar. Morati është i nxehur dhe i nevrikosur për rezultatin, por tani duhet të harrojmë atë që ndodhi dhe të shikojmë përpara në Europa League” deklaron Stramacioni.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com