STRASBURG, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Kristian-demokrati luksemburgez, Jean-Claude Juncker u zgjodh sot president i Komisionit Evropian nga Parlamenti.
Juncker, zgjedhur më 27 qershor nga 26 presidentët dhe kryeministrat e Bashkimit Evropian nga 28, mori 422 vota nga 751 eurodeputetë.
Është hera e parë që zbatohet kjo procedurë parashikuar nga Traktati i Lisbonës. Traktati përcakton që Parlamenti të njohë zyrtarisht shefin e ekzekutivit evropian që shtetet anëtare propozojnë duke marrë parasysh dhe rezultatin e zgjedhjeve evropiane.
Jean-Claude Juncker, kandidat i Partisë Popullore Evropiane (PPE), formacion i qendrës së djathtë renditur në krye në zgjedhjet parlamentare evropiane në muajin maj, u zgjodh më 27 qershor nga 26 presidentë dhe kryeministra të Bashkimit Evropian. Britania e Madhe dhe Hungaria u shprehën kundër kandidaturës së luksemburgezit, të cilësuar si shumë federalist./
/ec/
/Shqiptarja.com