Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (CEDH) dënoi sot Poloninë për bashkëpunim në hartimin e programit të burgjeve sekrete të CIA-s për të dyashuarit për terrorizëm.

Dy të ndaluar kanë akuzuar Poloninë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (CEDH), për bashkëpunim në programin e burgjeve sekrete të CIA për të dyshuarit për terrorizëm.

Varshava u kritikua për rolin e saj në torturat e kryera në territorin e saj në vitet 2002-2003, nga një palestinez dhe një saudit, para se këta të fundit të transferoheshin në bazën amerikane të Guantanamos, ku vazhdojnë të jenë të ndaluar.

"Polonia ka bashkëpunuar në përgatitjen dhe zbatimin e operacioneve, ndalimit sekret dhe marrjes në pyetje nga CIA në territorin e saj", theksuan me unanimitet gjykatësit evropianë.

"Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në fshehjen e lëvizjes së avionëve të përdorur në transferimin e të burgosurve", theksoi Gjykata e Strasburgut./Atsh/