Strasburgu dënon qeverinë me
2 mln euro, e paditi familja Delvina

Strasburgu dënon qeverinë me <br />2 mln euro, e paditi familja Delvina
TIRANE - Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka penalizuar shtetin shqiptar me pagesën e mbi 2 milionë eurove. Sipas vendimit të Gjykatës, të marrë këto dite, qeveria shqiptare duhet t’i paguajë familjes Delvina në formë dëmshpërblimi për dëm pasuror shumën prej më se 2 milionë e 25 mijë eurosh.

Ky vendim është marrë për shkelje të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe shkelje e të drejtës së pronës për shkak të mosekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Bëhet fjalë për një pronë të patundshme të familjes Delvina, të ndodhur në territorin e ambasadës italiane në Tiranë, për të cilën organet gjyqësore shqiptare kishin vendosur kompensimin në favor të pronarëve.

Por, kjo pagesë nuk është kryer dhe, në këto kushte, qeveria shqiptare duhet të paguajë këtë shumë prej më tepër se 2 milion eurosh. Ky vendim merret në pritje të një morie tjetër vendimesh, pas një vendimi pilot të Gjykatës Europiane të datës 31 korrik 2012. Qeveria ka kërkuar një bllokim të vendimeve të tilla për 18 muaj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë