Ukraina lëshoi 660 dronë në 12 rajonë të Rusisë gjatë natës përfshirë edhe Krimenë e pushtuar.

Të dhënat u konfirmuan në një deklaratë të ministrisë së mbrotjes ruse. Në Moskë, kryebashkiaku i saj konfirmoi së në vetëm 1 orë, 28 drone u interceptuan pa shkaktuar dëme.

Shpërthime u raportuan këtë mëngjes edhe në Kersh, në Krime, sidomos pranë portit të trageteve që lidh gadishullin me territorin rus.

Rusia u përgjigj në një shkallë më të vogël sulmi, duke nisur bomba të drejtuara KAB dhe dronë ndaj Kharkivit dhe 16 vendbanimeve të rajonit, ku u raportuan dy persona të vdekur dhe 7 të plagosur.

Të enjten, Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se ka miratuar një "operacion të ndikimit strategjik", të hartuar nga SBU, me kohëzgjatje 40 ditë, që synon ta detyrojë Rusinë t'i japë fund luftës.

Vetëm pak orë pasi Zelensky njoftoi planin, gjatë natës forcat ukrainase nisën sulmin masvi drejt rajoneve të Rusisë.