Strategji me zviceranët, Rama: 
Sistemi aktual dixhital, një “Bathore”

Strategji me zviceranët, Rama: <br />Sistemi aktual dixhital, një “Bathore”
TIRANE –  Kryeministri Edi Rama duke folur për Strategjinë e bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër tha se jemi përpara një sfide të madhe të bëjmë kompakte kontributet e donatorëve dhe disbursimin e tyre.
 
Sipas tij janë hedhur para për dixhitalizimin por në fakt është ndërtuar një Bathore ku secili ka shtëpinë e vet, por që sipas tij nuk ka një infrastrukturë që lidh të gjitha shtëpitë bashkë. Do të ristartojmë një proves të tërë dixhitalizimi, tha Rama, në mënyrë që cdo para që hyn nga donatorët, nga buxheti i shtetit në këtë proces të cojë drejt ndërtimit të një sistmi unik.
 
“Donatorët brenda Bashkimit Europian duhet ta shohin këtë dokument si një pikë referimi për mënyrën se si mund të ndërtojmë bashkarisht një rrugë të re për të sjellë në një pikë prioritet e qeverisë së Shqipërisë me mundësitë për financim të donatorëve dhe për të mos krijuar me fondet situata që pastaj kërkojnë rivlersime dhe rindërtime me kosto shumë të lartë. Mjafton tu sjell shembullin e trashëgimisë në fushën e projekteve dixhitale për të dhënë thjeshtë një ide se si me fonde te akorduara për Shqipërisë është ndërtuar deri më sot një Bathore dixhitale ku secili ka atë shtëpinë e vet. Po ku nuk ka infrastrukturë që lidh të gjitha shtëpitë bashkë, nuk ka kanalizime, nuk ka ujësjellës, nuk ka energji dhe praktikisht sistemet e ndërtuara që ne trashëgojmë, janë sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin dhe ajo që na duhet sot është që të ristarojmë një proces të tërë dixhitalizimi për të bërë të mundur që çdo para që hyn, qoftë nga donatorët, qoftë nga institucionet financiare, qoftë nga buxheti i shtetit në këtë proces. Të çojë drejtë ndërtimit të një sistemi unik, ku të gjitha pjesët e sistemit të jenë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe të ndërveprojnë me njëra tjetrën. Të gjithë e dimë dhe këtu, shumica dërrmuese janë pjesë e një historie të gjatë marrëdhëniesh me donatorë, që jemi edhe përpara një sfide tjetër; Një sfide shumë të madhe, që të kompaktësojmë kontributet e donatorëve dhe të bëjmë të mundur disbursimin e sa më shumë fondeve, për të shkuar sa më thellë me prioritetet tona. Sepse po të shikosh historinë mbrapa, shumë projekte me donatorët u ngjanë atyre këpucëve që hidhnin nga avionët, aleatët, për të ndihmuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe që ishin shumica të djathta, më pak të majta, ose qëllonin që binin të majtat në një zonë, të djathtat në një zonë tjetër, kështu që, këpucët nuk përdoreshin dot. Këpucë ishin, por shkonin kot”, u shpreh Rama.

Sakaq, kryeministri Edi Rama deklaroi se “reforma territoriale-administrative është në fazën e saj të fundit”.

“Një rezultat i parë, i pritshëm,i prekshëm dhe unë besoj historik për Shqipërinë, është reforma territoriale-administrative, që tanimë është në fazën e saj të fundit dhe që nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen zvicerane. Dua të falenderoj shumë ngrohtësisht, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sekretariatin e Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike dhe Ambasadën Zvicerane, në mënyrë të posaçme për mbështetjen që kemi marrë për reformën administrativo-territoriale. Një reformë rrënjësore, e munguar prej më shumë se një dekade, të paktën dhe që pa as më të voglin dyshim do të na hapë rrugën, për të synuar me politika të reja, agresive, një sërë transformimesh edhe në fushat e përfshira në këtë dokument bashkëpunimi, që pa këtë reformë do të ishin të pamundura”, tha kreu i qeverisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç