Strategjia e re e Policisë, i kapi të befasuar funksionarët dhe protestuesit e Partisë Demokratike në protestë, pasi reaguan duke e shpërndarë menjëherë grupin e zjarrit dhe duke shmangur aktet e dhunës. Por, kaq ka mjaftuar që Sali Berisha të lëshohet në akuza ndaj kryepolicit të ri, Skënder Hita, të cilin e akuzon se u emërua aty nga Balluku, dhe se operacionin e ka marrë më urdhër të saj dhe Ramës për të shuar protestat. Edhe policia e shmangu përshkallëzimin, duke sekuestruar plot 45 molotovë dhe militantët që i kishin të futura në çanta, Berisha i akuzoi efektivët se kishin qëllim ta kthenin “kryengritjen e tyre paqësore” në protestë të dhunshme.
“Me uraganin e fuqishëm në kryengritjen tonë paqësore i kallën datën dhe tmerrin narkoregjimit të Edi Ramës. eronjtë tanë në qelitë e komisariateve, të cilët përballë torturave çnjerëzore, goditjeve shtazore që morën nga narkopolicë të droguar, qëndruan të pamposhtur dhe nuk pranuan të japin asnjë deklaratë siç donin banditët që i arrestuan.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe dhunën e hapur dhe të programuar ndaj drejtuesve kryesorë të PD dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët ishin absolutisht që të gjithë në protestën më paqësore dhe po jepnin kontributin më të madh për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, të cilën banditë me uniformë, narkokomisarë të tipit Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, Enton Pallushi dhe Dashi i operacionales bënë gjithçka për ta shndërruar atë në një protestë të dhunshme”, tha Berisha.
Ndonëse 5 policë u dërguan në spital pasi u lënduan në protestë, Berisha thotë se ishte policia ajo që ushtroi dhunë ndaj funksionarëve të PD dhe se efektivët nuk kishin asnjë plagë.
“Për të maskuar aktet e tyre shtazarake, sollën policë gjoja të plagosur, por asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë lloj plage dhe u bënë qesharakë para personelit shëndetësor të Spitalit të Traumës dhe spitaleve të tjera”, vijon ai.
Lajmi kryesor:
Molotovë e 'ture' nëpër Tiranë, demokratët të zhgënjyer me protestat e PD, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi
Komente












Drejtori i duhur per te mbajtur rendin, kafshet duhen futur brenda ne kafaz.
PërgjigjuKam detyren nga Serbia dhe Russia te shkaktoj kaos me krye ngritje molotov, per te marre pushtetin me dhune. E dime qe me vote nuk e marrim, por me molotov do te fitoje.
PërgjigjuPlak pusht,ordiner,maskara,shpifës,kriminel që mbanë peng at Parti.
PërgjigjuÇ kërkon nga Shqipëria ky kalbësirë Akoma su ngop