Strategjia e re kundër tumoreve
vendos në punë gjithë shëndetësinë

Strategjia e re kundër tumoreve<br />vendos në punë gjithë shëndetësinë
TIRANË - Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik së bashku me ekspertët e fushës kanë tashmë gati strategjinë e re e për të luftuar kancerin e qafës së mitrës. Kjo strategji ka për qëllim ekzaminimin e sa më shumë rasteve nëpërmjet kontrolleve të pap testeve, ekzaminime të cilat do të kryhen nga shërbimi publik parësor. Më pas, rastet të cilat do të dyshohen si pozitive do të trajtohen nga specialistët. Por si do të funksionojë kjo strategji. Eksperti i ISHP-së, Alban Ylli tregon nëpërmjet një interviste të gjitha detajet e strategjisë kombëtare kundër kancerit.

Pra mund të themi që në qoftë se i referohemi depistimit ka të mirat e veta, por paska edhe problemet e veta?
Nuk është edhe shumë kosto efektive që ta kryejmë testin në çdo 2-3 vjet, ndërkohë që është shumë e dobishme nëse arrijmë të kapim 60% ose 80% të popullatës dhe i kryejmë testin me një periodicitet më të rrallë, por shumica dërrmuese e tyre e kryen. Do të kemi përfitime të mëdha. Studimet në botë, përvoja më e mirë ndërkombëtare na e dëshmon këtë dhe ne jemi duke insistuar mbi këtë çështje.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës