Strategjia për kulturën në kinematografi, kineastja Iris Elezi: Gjithë historia jonë po zhduket

Nisën sot diskutimet e para për përpilimin e dokumentit të strategjisë kombëtare për kulturën për vitin 2019 deri ne 2025-ën, në sektorin e kinematografisë. Gjatë takimit në bibliotekën e Muzeut Historik Kombëtar, që u moderua nga zëvendësministrja Valbona Shujaku, kineastë edhe producentë evidentuan problematikat më shqetësuese të prodhimeve kinematografike. 

Kineastja Iris Elezi, drejtoreshë në Arkivin e Filmit shprehu idenë e saj për përmirësimin e kësaj strategjie, duke mos lënë jashtë vëmendjes Arkivin e Filmit.

Kinematografia jonë nuk do të eci nëse nuk e ndihmojmë me edukimin e filmit. Mënyrat sesi AQSHF ka provuar që të edukojë është që nga filizat e rinj, deri në të mesmen. Është diçka me interes në kulturën tonë, që po ndodh kudo jo vetëm në Shqipëri, ndryshimi mes opinioneve edhe fakteve. Fakti që ne nuk lexojmë, që nuk shikojmë edhe nuk vizitojmë, nuk do të na jap askujt nga ne të drejtën që të themi bëhet kështu apo ashtu. Ka libra për këtë ejani në mediatekën e kinematografisë në Arkivin e Filmit.

 Iris Elezi, kineaste 

Ajo do të donte që ky takim që të kishte ndodhur së bashku me Arkivin e Filmit, një institucion të rëndësisë së veçantë, që nuk i punon telesinia.

Unë kam një ekip që dua që t’i jap 300 l ujë, dikujt mund t’i bjerë të fikët dikujt që është duke xhiruar, ndërsa ju jeni duke më folur për rritje buxheti 500 mijë, ndër vendi që unë po flas se kinematografia shqiptare nuk ka telesin në punë, klimatizim në punë. Mediatek ke te Marubi. Ka prioritete, nuk flitet për hallin e vetëm një njeriu, por për një kinematografi që është në udhëkryq, sepse nuk ka libra edhe se ne nuk lexojmë si popull. Nuk njohim kinematografinë shqiptare. Ne po na vdesin njerëz ditë për ditë, nuk kam një kamera, por shkoj ja marrë borxh Marubit për të filmuar Mit’hat Fagun kur vjen. Ditë për ditë po na vdesin miqtë tanë. Gjithë historia jonë po zhduket. Ata që duan i gjejnë dy filma për t’i parë. Ju nuk vini tek Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit që pavarësisht kushteve skandaloze po punohet, që myku mos t’ju hajë juve punën. 

Iris Elezi, kineaste

Jam për një lloj think tank. Duhet patjetër që të ndryshojmë mënyrën se si mund të bëjmë prezent mendimet, se zakonisht format e vijës së masave degradojën edhe nuk kanë aftësinë për t’u thelluar edhe për të zbuluar tendencat. Jashtë politikës që ka qendra me bordet edhe vendimet, sugjeroj që drejtori i qendrës duhet që të shikojë se ku mund që të vilen mendime. Unë mendoj se pirateria është një krim monstruz. Kjo frymë plagjiaturistësh, është vërtet një legjitimim i një portreti të papërshtatshëm për të menduar se mund të kemi një emancipim në kinematografi. Na duhet që ligjet që kemi të bëhen të implementueshme, sepse kinematografia vuan nga moszbatimi i ligjit.

Regjisori Kujtim Çashku 

Për produksionet e huaja në Shqipëri. Duke u nisur nga kjo ide e bukur. Nisa edhe unë sivjet nga një kompani amerikane, pa financime nga qendra. Bëjmë buxhetin edhe ja çojmë. Para se të fillojmë xhirimet kalon ai fond që do kalonte edhe na del ministria e Financës ka bërë ligjin që nëse vjen një gjë nga jashtë, do të pradhosh tatimet mbi atë gjë që vjen nga jashtë. Në këtë moment e gjithë kur të vjen kjo shumë, skema që ndërtojmë ne na bie në tokë, edhe shyqyr Zotit që kemi pak dhjamë se që ta plotësojmë që mos të dalim gropë fare. Si do t’i ftojmë ne të huaj që të vijnë këtu? Si do ta zgjidhim këtë gjë?

Genc Përmeti, producent 

Gjatë diskutimit për strategjinë kombëtare të kulturës, drejtori i Qendrës së Kinematografisë, Ilir Butka, ndali tek puna e bërë gjatë katër viteve që është në krye të këtij institucioni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja