Strazimiri në gjyq: Deputetët më
kërcënuan me jetë, donin të më vrisnin

Strazimiri në gjyq: Deputetët më<br />kërcënuan me jetë, donin të më vrisnin
TIRANE- “E dorëzoj mandatin dhe të vras”. Kështu i ka thënë deputeti i PS Pjerin Ndreu, teksa ka goditur me pëllëmbë në korridorin e kuvendit kolegun e tij demokrat, Gent Strazimiri, sipas këtij të fundit. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur deputeti i dëmtuar dje kur ka dëshmuar përballë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku ka pohuar se ishte goditur me grushte nga dy deputetë të Partisë Socialiste.

“Ky sulm rrugaç”, sipas Strazimirit është bërë pas një fjalimi që ai ka pasur në parlament duke shtuar se në rradhët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste janë 19 deputetë që janë dënuar më krime të ndryshme. Këtu ka ndërhyrë gjykata, duke pyetur se kush janë këta deputetë, por Strazimiri ka vijuar duke pohuar se ai merret me fenomenin dhe jo me individin. Pas këtij diskutimi, Strazimiri ka shtuar se ka replikuar me deputeten e PS Olta Xhaçka dhe më pas ka dalë jashtë nga salla e parlamentit, duke qëndruar në koridor ku po fliste në telefon.

Para Gjykatës së Lartë, deputeti i PD, rrëfeu se i është afruar deputeti Ndoka i cili e ka kapur në xhaketë dhe më pas e ka qëlluar me grushta. “Fill pas tij, është afruar dhe deputeti Ndreu i cili më ka qëlluar me pëllëmbë në kokë teksa unë isha me shpinë. “…E dorëzoj mandatin dhe të vras…”, më ka pohuar”-ka deklaruar në gjykatë Strazimiri.

Debati në gjyq
I vetmi i pandehur që ndodhej në sallën e gjyqit ka qenë deputeti Pjerin Ndreu, i cili herë pas here e ka shoqëruar me buzëqeshje ironike, dëshminë e deputetit të PD Gent Strazimirin. Në fund të deklarimit të Strazimirit, i pandehuri Pjerin Ndreu, ka kërkuar fjalën duke i bërë disa pyetje të dëmtuarit. Një ndër pyetjet e Ndreut ka qënë se Strazimiri kishte ndjere prekje apo goditje? Kësaj pyetje, Strazimiri i është përgjigjur se ishte goditur prej tij dhe se këtë gjë e ka parë jo vetëm në kamera por edhe vetë, pasi sipas deputeti demokrat e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë:“…

E dorëzoj mandatin dhe të vras…”. Fill pas kësaj përgjigje i pandehuri Ndreu, ka theksuar se Strazimiri ka kontradikta në dëshminë e tij, pasi ndryshe shprehet në deklarimet e prokurorisë dhe ndryshe në gjykatë. Mirëpo sërisht këtu ka ndërhyrë Gent Strazimiri, duke pohuar edhe një herë tjetër se ishte kërcënuar me jetën e tij. Nga ana tjetër ka dashur të marrë fjalën Pjerin Ndreu, por këtu ka ndërhyrë gjykata duke i thënë se: ”…Këtu nuk jemi në parlament…”.

Dëshmia e gardistëve
Në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë kanë dëshmuar dhe dy efektivët e Gardës së Republikës Erion Kolaveri dhe Gentian Shulku,të cilët treguar atë që kishin parë krimin. Para trupit gjykues Kolavari ka pohuar se kishte parë deputetin Ndoka kur e tërhoqi nga xhaketa Strazimirin dhe më pas i tha hajde për kafe. Në këtë moment shumë shpejt ai e ka qëlluar me gruashta. Ndërkohë që gardisti tjetër është marë Gentian Shulku ka treguar se nuk e ka parë momentin e parë të ngjarjes pasi ndodhej pak më larg, ndërkohë që ka parë pak më vonë që Strazimiri të goditet nga deputeti Ndreu.

Pollo: Duhet të ikin 19 deputetë nga parlamenti
Në seancën e djeshme gjyqësore dëshmuan në cilësinë e dëshmitarëve okularë, deputeti Demokrat Genc Pollo dhe dy gardistët të cilët siç ndërhynë në sherr për të ndarë Arben Ndokën nga Strazimiri. Pollo pas përfundimit të gjykimit deklaroi se muaji Janari është momenti kur duhet që 19 parlamentarët e inkriminuar të dalin nga Kuvendi, por gjithashtu pa deklaruar se cilët janë këta deputetë. Pollo është shprehur në gjykatë se kolegu i tij Strazikmiri është dhunuar nga dy deputetë, problematikë në sallën e kuvendit.
 
Pjerin Ndreu Dëshmia e Gent Strazimirin, qe e paqartë

Deputeti i PS Pjerin Ndreu, teksa ka dale nga Gjykata e Lartë, e kacilësuar dëshminë e deputetit Strazimiri si konfuze dhe të paqartë. Sipas tij, Gent Strazimiri nuk ka mbajtur mend as çfarë ka ndodhur dhe as çfarë ka thënë në prokurori. “Herë pohonte jam goditur herë pohonte se jam prekur, herë kam ndjerë shtyrje, herë sjam goditur, ishte një dëshmi jashtëzakonisht e paqartë”-ka deklaruar Pjerin Ndreu. Ndaj këtij të fudnit rëndon akuza e “Godtitjes për shkak të detyrës”, ndërkohë që nëse shpallet fajtor nga gjykata e Lartë, deputeti Ndreu do ti duhet të lerë mandatin.
 
Strazimiri: Ndoka e Ndreu më goditën pas urdhërit të Ramës “Dënimi nuk e rregullon problemin janë dhe 17 të tjerë”
Procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë, nuk është lënë pa u komentuar dhe nga deputeti demokrat Gent Strazimiri. Ky i fundit ka pohuar para mediave se nuk pret ndonjë ndryshim shumë të madh edhe nëse Gjykata e Lartë vendos të dënojë dy deputetët e PS Ndreu dhe Ndoka, të cilët ju përgjigjën urdhërit të kryeministrir Edi Rama për ta goditur. Sipas Strazimirit në sallën e parlamentit janë dhe 17 deputetë të tjerë të PS që janë të inkriminuar me krimin dhe që nga moment në moment mund ti përgjigjen sërisht urdhërit të Ramës për të dhunuar deputetë të opozitës.

Më tej Strazimiri nuk përmendi asnjë nga deputetët e PS që sipas tij në të kaluarën e tyre janë të inkriminuar me krime të ndryshme dhe që janë dënuar më pas nga gjykatat vendase dhe të huaja. Pikërisht për këtë diskutim, Strazimiri ka folur dhe në seancën parlamentare kur pas kësaj është sulmuar me grushta nga deputeti Ndoka dhe Ndreu. Ky i fundit pas marrjes të pandehur, ka pohuar në televizione të ndryshme se nuk e kishte qëlluar me grushta Strazimirin, madje nuk e kishte prekur fare atë. Ndërkohë që pas daljes së pamjeve filmike të rregjistruara nga kamerat e parlamentit, duke qartë se Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka e kanë qëlluar me grushta dhe pëllëmbë deputetin demokrat.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona