Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë

Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë

Pritja e rreth 3 mijë afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Rreth 6,7 mln lekë do të përdoren nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për azilkërkues me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese.

“Në buxhetin e vitit 2021 të bëhet rishpërndarja e fondeve brenda programeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon:  Fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh të përdoret nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, për kryerjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i godinës së QKPA-së”, me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesite mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë.

Ngarkohet Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues që, për shkak të emergjencës së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të marrë masa të menjëhershme në funksion të rikonstruksionit të godinës, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet mes të tjerash në vendim.

Prej disa vitesh është rritur fluksi i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Shqipëri që kërkojnë të emigrojnë drejt vendeve të BE-së. Kryesisht ata që përdorin vednin tonë si vend tranzit për tu largyar vijnë nga vendet e luftës si Siria apo Iraku. 

Në një intervistë të mëparshme kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, teksa hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. Konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, ndërsa grupi i parë i afganëve që do të vijnë do të jetë prej rreth 300 personash. Përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyert për të pritur afganët. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". 

Shqipëria është në mesin e 12 vendeve që kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë. Kurse të paktën 14 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë për shtyp. 

Vendimi i plotë:

VENDIMNr. 499, datë 20.8.2021 PËR MIRATIMIN E RISHPËRNDARJES SË FONDEVE BRENDA PROGRAMEVEBUXHETORE TË MINISTRISË SË BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.1998, “Përmenaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 137/2020,“Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe të nenit 44, të ligjit nr. 10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveVENDOSI:

1. Në buxhetin e vitit 2021 të bëhet rishpërndarja e fondeve brenda programeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon:

a) për programin “Planifikim menaxhimi”, në artikullin 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”,shtohet fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh;

b) për programin “Policia e Shtetit”, në artikullin 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”, të pakësohet fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh.

2. Fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh të përdoret nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, për kryerjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i godinës së QKPA-së”, me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesite mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë.

3. Ngarkohet Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues që, për shkak të emergjencës së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të marrë masa të menjëhershme në funksion të rikonstruksionit të godinës, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin ekëtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë