Strehimi i romëve në Shishtufinë 
pronarët kundër, Veliaj: Negociojmë

Strehimi i romëve në Shishtufinë <br />pronarët kundër, Veliaj: Negociojmë
TIRANE- Strehimi i 37 familjeve rome në ish-repartin ushtarak 1005 në Shishtufinë mbetet në ngërç.
 
Ish pronarë të tokës ku ndodhet ish reparti ushtarak kundërshtojnë zhvendosjen e familjeve rome  që jetonin në çadrat e ngritura në trotuar, te zona e Pallatit me Shigjeta.
 
Ish pronarët kërkojnë që shteti të ndërhyjë dhe nuk kanë lejuar punëtorët që po bënin restaurimin e ambientit.  
 
“Shteti po na e merr pronën me zor. Kemi vendim gjykate.  Dosjen e kemi në komsion të  kthimit të pronave. Romët t’i gjejnë vendin ku s’ka pronarë dhe jo në toka ku ka pronar.  “- thonë ata.
 
Në një reagim të tij ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë bën thirrje për tolerancë dhe shton se qeveria do të negociojë me ish pronarët.
 
”Kemi marrë një aset të ministrisë së Mbrotjes për këta që kanë një ngjyrë pak më të errët se ne të largohen e të shkojnë në një vend më dinjitoz. Eshtë në nder të gjithë shoqërisë kështu që jam gati të pres çdo njeri të negociojmë. Ministria nuk merret me shpronësi të pronarëve. Ai repart ka qenë kaq kohë, është e kotë të bëhemi hsiterikë. O ju paguajmë qeranë ose kërkojmë kthimin e pronës ne kemi marrë një prone që ishte nën administrim të ministrisë së Mbrojtjes.”- tha Veliaj.

Më 27 shtator qeveria Rama mori vendim për strehimin e romëve që jetonin tek rruga e Kavajës, në trotuaret pranë ish- Ndërmarrjes së Dekorit.ku kishin ngritur dhe çadrat. Dy ditë më pas romët deklaruan se ishin gati të zhvendoseshin. 

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik