Strehimi social: Kategoritë që do  
 të përfitojnë nga kreditë e buta

Strehimi social: Kategoritë që do  <br /> të përfitojnë nga kreditë e buta
TIRANE- Qeveria ka pëcaktuar kategoritë e familjeve që do të jenë më të favorizuara në strehimin me kredi të buta apo dhe pa interesa për vitet e ardhshme. Në prezantimin e planit strategjik, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni është shprehur se në vitet e ardhshme do të ketë bashkëpunim dhe me privatët për zgjidhjen e problemit të strehimit. Gjatë fjalës së saj Gjermeni është shprehur se prioritarë në programin e strehimit do të jenë “familjet në nevojë, komunitetet rome dhe egjiptiane, gratë e dhunuara, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet që përjashtohen nga procesi i legalizimeve, familjet njëprindërore, familjet që dalin të pastreha nga zbatimi i vendimeve gjyqësore”.

Nga ana tjetër është nënvizuar se do të ketë një nismë konsultimi me kryetarët e rinj të bashkive për tu krijuar sa më shumë mundësi shtresave në nevojë. “Me strategjinë e re, të 61 njësitë vendore do të mund të mobilizojnë burimet lokale dhe të ofrojnë alternativa strehimi të përballueshme për të gjithë shtresat dhe veçanërisht ato në nevojë”, thuhet në strategjinë e ministrisë. Përsa i përket strategjisë për 10 vitet e ardhshme, Gjermeni është shprehur se do të synohet krijimi i mundësive për strehimin nëpërmjet programeve të përballueshme për familjet me të ardhura të ulëta.

“Për këtë arsye draft Strategjia e Strehimit Social 2015 – 2025 fokusohet në trajtimin e çështjeve kryesore, që synojnë një zhvillim të integruar ekonomik dhe social të shtresave në nevojë; sigurimin e një strehimi të përballueshëm nëpërmjet aplikimit të programeve të strehimit dhe hartimit të instrumenteve financiarë që ndihmojnë familjet në nevojë dhe grupet vulnerable dhe organizimin e programeve edukuese për mirëmbajtjen e banesave dhe bashkëjetesën me të tjerët”, tha Gjermeni. Po ashtu ajo premtoi se do të ketë një dyfishim të numrit të përfituesve nga program i strehimit. “Gjatë periudhës 2005 – 2014, nga programet sociale të strehimit kanë mundur të përfitojnë vetëm katërmbëdhjetë përqind nga tridhjetë e pesë mijë aplikantë.

Ndërkohë që ne synojmë që për dhjetëvjeçarin e ardhshëm (2015 – 2025) të rrisim me të paktën 50 deri në 70 % numrin e përfituesve nga programet sociale të strehimit”, është shprehur Gjermeni.
Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë financimi për ndërtimin e apartamenteve të reja të strehimit. Gjermeni nënvizoi se “Me strategjinë e re, të 61 njësitë vendore do të mund të mobilizojnë burimet lokale dhe të ofrojnë alternativa strehimi të përballueshme për të gjithë shtresat dhe veçanërisht ato në nevojë”.

Megjithatë është bërë e ditur se sërisht do të jenë tre programe për strehimin. Strehimi me kredi me interesa zero, strehimi me kredi me interesa tre për qind ku pjesën tjetër e paguan shteti, si dhe strehimi në apartamente me qira simbolike. Të drejtën për të miratuar listën e familjeve që do të përfitojnë do ta kenë bashkitë. Ndërkohë që në bashkëpunim me ministrinë do të realizohet bashkëpunimi financiar.
 
 Prioriteti
Komunitetet rome dhe egjiptiane, gratë e dhunuara, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet që përjashtohen nga procesi i legalizimeve, familjet njëprindërore, familjet që dalin të pastreha nga zbatimi i vendimeve gjyqësore
 
 Përfituesit
Nga programet sociale të strehimit kanë mundur të përfitojnë vetëm katërmbërdhjetë përqind nga tridhjetë e pesë mijë aplikantë.
Synojmë që për dhjetëvjeçarin e ardhshëm (2015 – 2025) të rrisim me të paktën 50 deri në 70 % numrin e përfituesve
 
 
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin