Strehoheshin refugjatët palestinezë! Sulmohet kisha ortodokse në Gaza, të vdekur nën rrënoja dhe dhjetëra të plagosur

Strehoheshin refugjatët palestinezë! Sulmohet kisha ortodokse në Gaza, të vdekur nën rrënoja dhe dhjetëra të plagosur

Kisha greko-ortodokse San Porfirio në Gaza, e cila strehonte refugjatët palestinezë është sulmuar me raketa.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa në Gaza, Mohammed Abu Selmia deklaroi se dhjetëra persona janë plagosur në kishë, por ende nuk ka një bilanc të saktë të viktimave, pasi trupa të shumtë janë ende nën rrënoja. Autoritetet palestineze bëjnë fajtor Izraelin, ndërsa sulmi ende nuk ka një autor zyrtar.

Patriarkana greko-ortodokse e Jeruzalemit në ​​një deklaratë ku dënoi sulmin, pohoi se "nuk do të braktisë detyrën e saj fetare dhe humanitare" për të ofruar ndihmë.

Një prej të mbijetuarve tha për Al Jazeera se nuk kishte pasur asnjë paralajmërim nga ushtria izraelite përpara shpërthimit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës