Pagjumësia, lodhja, nervozizmi jan të gjitha simptoma të kthimit nga pushimet, një sindromë që godet miliona njerëz. Në shumicën e rasteve ndodh për shkak të ndryshimit të klimës, apo të relaksit gjatë pushimeve dhe përditshmërisë së ngjeshur në punë. Megjithatë ja ku ofrohen disa këshilla nga psikologë për shmangien e këtyre shqetësimeve.

Gjumi: Mos kaloni nga 8 deri në 10 orë gjumë të cilat janë të pranishme në pushime në 6 deri në 7orë kur rifillon aktivitetin në punë. Në qoftë se keni probleme pagjumësie gjërat rregullohen nëpërmjet një banjo me ujë të ngrohtë me kripëra të ndryshme si dhe me një çaj qetësues.

Gradualisht: Mundohuni të ktheheni nga pushimet disa ditë përpara se të filloni punë në mënyrë që të mësoheni me temperaturat e ambientit dhe të ritmeve të qytetit. Nëse është e mundur edhe punën niseni gradualisht. Lëvizja: Nëse pushimet tuaja kanë qenë aktive atëherë mungoni të mbani të njëjtin ritëm pasi ndihmon për t’u relaksuar dhe shmangur stresin.

Dieta: Truri ka nevojë për sheqer , kështu që pa ekzagjerime duhet të kemi në dietën tonë elementë të tillë si mjalt, fruta, bukë, oriz etj. Ndërsa përsa i përket humorit nevojitet melatonina e cila gjendet në lëkurën e kokrrave të rrushit.

Dritë: Kalimi nga dielli natyral në plazh në dritën artificiale të zyrës sjell stres në trup dhe në mendje. Kështu që këshillohet që pushimi i drekës të bëhet në mjedise të hapura sesa në të mbyllura si lokalet.

Të mendosh pozitivisht: Përpiquni të gjeni disa hapësira ku të mund të mendoni në qetësi për gjëra positive duke larguar ato negativet. Vetëm kështu do të mund të përballojmë stresin e rinisjes së punës.

Pushime të vazhdueshme
: Mundohuni të pushoni të paktën 15 minuta në dy orë në mënyrë që të qetesoni sytë.

Shmangni teknologjinë: Përpiquni të mos mbani në dhomat tuaja të gjumit aparate celulare, kompjutera apo televizor, pasi truri e konsideron si shtojcë të dhomës së ndjenjes dhe jo të gjumit.

Shkolla: Pas tre muaj pushimesh për fëmijët është më e rëndësishme të kthehen në ritmin e shkollës dalëngadalë . Nuk mund të kthheni nga pushimet dhe ditën tjetër të dërdoni fëmijët në shkollë.

(xh.k/shqiptarja.com)