TIRANË - Mjekët onkologë theksojnë se janë një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së kancerit. Kështu pirja e duhanit është shkak për 5 % të rasteve të pacientëve të cilët preken nga kanceri i mushkërive.
Ndërkohë që infeksionet e ndryshme janë shkak për një sërë tumoresh, si për shembull hepatitet për cirrozë të mëlçisë apo HPV shkak për kancerin e qafës së mitrës.
Edhe konsumimi i alkoolit bëhet shkak për sëmundjet tumorale duke sjellë dëmtime në ezofag dhe në mëlçi. Por ajo që theksojnë mjekët onkologë është se edhe mënyra e të ushqyerit dhe stresi i zgjatur janë faktorë ndikues për shpërthimin e kancerit.
Po kështu edhe rrezatimi është një faktor që sjell kancerin në lëkurë.
Shkrimi u publikua sot(05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com