"Stresi" lihet i lirë pasi u arrestua
në qendrën e votimit te “Partizani”
Arkimed Lushaj, i cili me emrin e artit njihet si “Stresi” është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. Stresi u arrestuar pas disa muajsh në arrati, ku iu vunë në prangat para qendrës së votimit në shkollën “Partizani” në kryeqytet. Ai u shoqërua për të kryer verifikimet e nevojshme nëse ishte ende person në kërkim. Disa muaj më parë, policia e shpalli në kërkim atë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit Nr 3, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
në qendrën e votimit te “Partizani”">
TIRANË – Arkimed Lushaj, i cili me emrin e artit njihet si “Stresi” është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. Stresi u arrestuar pas disa muajsh në arrati, ku iu vunë në prangat para qendrës së votimit në shkollën “Partizani” në kryeqytet.
Më pas ai ka postuar një video prej disa sekondash në profilin e tij në Facebook. Me anë të këtij postimi Stresi ka treguar se ndodhet jashtë ambjenteve të komisariatit, ku sipas policisë është shoqëruar.
“Sa kam qesh. Ju a çojmë me video që jemi këtu ke lagjia edhe që nuk duhet me i besu mediat rozë asnjëherë,”-thotë Stresi ndërkohë që është duke konsumuar një birrë.
Ai u shoqërua për të kryer verifikimet e nevojshme nëse ishte ende person në kërkim. Disa muaj më parë, policia e shpalli në kërkim atë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit Nr 3, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Pas verifikimeve, rezultoi se çështja ndaj Stresit është pushuar duke mos qenë më në listën e personave të shpallur në kërkim.
Arratisja e Arkimed Lushajt, i njohur ndryshe si “Stresi” u ka kushtuar vendin e punës 7 efektivëve të komisariatit numër 3 ndërsa për 8 të tjerë janë marrë masa më të lehta ndëshkimore, ku bëhet e ditur se 3 efektivë janë ulur në detyrë, ndërsa 5 policë të tjerë janë pezulluar pa të drejtë page për 10 ditë.
Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit “Stresi” ishte shpallur në kërkim nga policia prej 31 janarit të këtij viti, kur është arratisur nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë.
Por vetë këngëtari në muajin prill kishte deklaruar se do të kthehej në Shqipëri pasi sipas tij Gjyqi kishte mbaruar, duke iu referuar ndoshta mbylljes proceduriale të shpallej në kërkim.
(Komisariati nr.4 ku ëdhtë shoqëruar "Stresi" pas ndalimit nga policia para qendrës së votimit)
(Qendra e votimit në Gjimnazin Partizani në kryeqytet, para së cilës u ndalua Arkimed Lushaj) Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.2%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2967
Lajme të tjera
-
Dyshohet se u vetëmbyt me të ëmën, motrën e vëllain/ Policia për 9-vjeçaren e gjetur: S'ka shenja dhune
5 Maj, 13:42
-
Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive
5 Maj, 13:40
-
OKB: Në Gaza çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre
5 Maj, 13:31
-
Lufta në Gaza/ Shpresë për marrëveshje, delegacioni i Hamasit në Katar! Pala arabe: Projekt-marrëveshja më e mirë qëkur nisën negociatat
5 Maj, 13:23
-
FOTO/ Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik
5 Maj, 13:05
-
Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve
5 Maj, 13:02
-
Fier/ 50-vjeçari plagos me thikë 40-vjeçarin tek terminali i autobuzëve në Mbyet
5 Maj, 13:00
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
5 Maj, 13:00
-
A ka Shqipëria sot 28.000 dëshmorë? Sonte në 21:00 në ‘Esencë’ në Report Tv
5 Maj, 12:46
-
Xi Jinping sot në Paris,vizita e parë në Europë pas pesë vitesh! Kërkon të reduktojë mosmarrëveshjet tregtare Kinë-BE
5 Maj, 12:45
-
Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet 39-vjeçari (VIDEO)
5 Maj, 12:39
-
Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës
5 Maj, 12:26