Kejsi, vajza që shkaktoi një ndryshim rrënjësor në jetën e Stresit, duke e larguar atë nga rebelizmi prej “djali të keq”, merr tashmë një rol tjetër në jetën e tij. Stresi e ka bërë publike me kohë lidhjen e tyre, duke rrëfyer historinë se si janë njohur. Reperi i njohur i kishte premtuar të ëmës së vajzës që do e mbronte nga ngacmimet e mundshme dhe kështu përfundoi të dashurohej me Kejsine cila nuk ishte si të tjerat, sidomos për Stresin.
/Shqiptarja.com
Por, duket se lidhja e tyre jo vetëm është konfirmuar por edhe po kalon përgjatë fazave të zhvillimit. Çifti vendos të ndërmarrë një hap përpara në dashurinë e tyre, duke shpallur kështu, fejesën.
Stresi, nëpërmes një postimi në Instagram, ka bërë publik një moment intim ku ndërron unazën me Kejsin. I urojmë çiftit jetë të lumtur!

Stresi dhe Kejsi duke ndërruar unazat
d.gj/ Shqiptarja.com










