TIRANË-Stresi në rrjetet e tij sociale ka vijuar të bëjë politikë përmes nxitjes së dhunës duke inkurajuar të rinjtë të vijojnë me shkatërrimet dhe vënien e zjarrit. Këtë herë ai është përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar një foto që duket një objekt në flakë. Stresi ndihet krenar për veprimin e bërë nga disa të rinj duke shkruar ‘Bravo Tirona, më njoftuan tek 5 Maji njësisë i vihet flaka’.

Por si qëndron e vërteta? Në fakt selia e PS te zona e 5 Majit në Tiranë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur asnjë dhunim të saj nga protestuesit siç duket qartë edhe në video.

Këto nxitje të tilla dhe përhapje të fakenews bëhet vetëm për të tensionuar edhe më shumë situatën dhe shtuar edhe më shumë revoltën e të rinjve, duke i inkurajuar si veprime të drejta, kur në realitet ajo është një vepër penale dhe çdokush do të mbajë përgjegjësi penale për të.

Prej 4 ditësh Tiranë dhe disa qytete të tjera në vend janë përfshirë në protesta të dhunshme në fokus të të cilave ka qenë dhuna dhe shkatërrimi dhe vendosja e flakës ndaj disa objekteve. Një ditë më parë në Shkodër, disa të rinj shkatërruan dhe i vunë flakën objekteve të selisë së PS atje, veprim që u cilësua nga qeveria si e nxitur nga opozita dhe përkatësisht nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ishte pjesë e protestës para se të niste dhuna.

Foto e publikuar nga Stresi