Stresi, shkaktar i kërcitjes se
dhëmbëve gjatë orëve të gjumit

Stresi, shkaktar i kërcitjes se<br />dhëmbëve gjatë orëve të gjumit
TIRANE- Kërcitja e dhëmbëve ose siçquhet në gjuhën mjekësore “bruksizmi” është një fenomen që shfaqet në mënyrë të pavetëdijshme tek një numër i madh njerëzish,tipikisht gjatë gjumit. Kërcitja e dhëmbëve që ndodh rrallë, uk përbën problem për shëndetin e gojës suaj. Përsëritja e shpeshtë e këtij fenomeni mund të bëhet shkas për shfaqjen e problemeve jo vetëm në sistemin dentar dhe në aparatin e gojës, por edhe në strukturat fqinje të kokës.
Pse ndodh kërcitja e dhëmbëve?
Stresi Ndërkohe që shkaku i saktë i brukszimit ende nuk njihet, mendohet se faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e tij është stresi dhe ankthi. Simptomat e bruksizmit në shumë njerëz (dhimbja e nofullave, dhimbjet e kokës në mëngjes) shfaqen vecanërisht kur ata janë duke kaluar një periudhë stresuese. Pse ndodh kjo? Kur ne jemi të stresuar, nuk bëjmë gjumë të qetë sepse muskujt e trupit tonë nuk janë në një gjendje të relaksuar. Kështu, muskujt e qafës, të shpatullave dhe të nofullave qëndrojnë në një gjendje të kontraktuar, situatë kjo që shërben si stimul për shfaqjen e kërcitjes së dhëmbëve, intensiteti i së cilës është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e stresit. Pra, sa më të stresuar të jeni, aq më intense do të jetë kërcitja e dhëmbëve.

Inati dhe nervozizmi
Ky është një ndër faktorët e vetëm që ndikon në shtrëngimin ose kërcitjen e dhëmbëve gjatë ditës. Meqënëse gjatë ditës ky fenomen ndodh për një kohë të shkurtër, si i tillë ai nuk është shumë i dëmshëm. Ndërsa gjatë natës, ku kohëzgjatja është shumë më e madhe, presioni që ushtrohet në mënyrë të pavullnetshme mbi dhëmbë gjatë kërcitjes së tyre është afërsisht 42 kilogramë për centimetër katrorë. Kjo forcë ka efekte shkatërruese mbi dhëmbët, nofullat dhe muskujt.

Problemet në rreshtimin e dhëmbëve
Edhe pse ende nuk janë gjetur lidhje direkte midis oolit, duhanit dhe kafesë në shfaqjen e kërcitjes së dhëmbëve, është konstatuar se përdorimi i tepërt tyre e agravon situatën. Nga ana tjetër është parë se në shumë individë që më parë vuanin nga bruksizmi, sipmtomat janë zhdukur thjesht nëpërmjet ndalimit të konsumimit të dhëmbëve të keqvendosur dhe bruksizmit, është konstatuar se një pjesë e madhe e individëve që vuajnë nga bruksizmi kanë probleme të rreshtimit të dhëmbëve.
Efektet anësore të medikamenteve
Kërcitja e dhëmbëve mund të ndodhë si rezultat i përdorimit të disa medikamenteve antidepresivë. Të njëjtin efekt kanë edhe drogat psikotrope të tilla si ekstazi, kokaina, metamfetamina. Alkooli, duhani, kafeja Në një kohë kur nuk ka ende studime përfundimtare në lidhje me ndikimin e alk- Kërcitja e dhëmbëve mund të ndodhë nga përdorimi i disa medikamenteve antidepresivë. Të njëjtin efekt kanë drogat psikotrope këtyre substancave.

Probleme të tjera mjekësore
Parkinsoni dhe sëmundja e Huntington-it ndikojnë në rritjen e aktivitetit të kërcitjes së dhëmbëve. Meqënëse këto sëmundje ndikojnë në sistemin nervor duke shkaktuar crregullim neurologjik, individët që vuajnë prej tyre ka të ngjarë të kërcasin dhëmbët, qoftë ditën, qoftë natën edhe pse jo me të njëjtin intensitet sikurse në rastet kur bruksizimi shkaktohet nga faktorët e tjerë të sipërpërmendur. Si ta zbuloj nëse i kërcas dhëmbët gjatë natës? Meqënëse kërcitja e dhëmbëve ndodh në mënyrë të pavetëdijshme në gjumë gjatë natës, ju mund të mos e dini që vuani nga bruksizmi. Gjithsesi, dhimbja e nofullave në mëngjes, vështirësia në hapjen e gojës apo dhimbja konstante e kokës janë shenja të rëndësishme të cilat mund të tregojnë se kërcisni dhëmbët. Në shumë raste, njerëzit e marrin vesh këtë nga partneri i tyre, i cili i dëgjon të kërcasin dhëmbët në gjumë. Nëse dyshoni se vuani nga bruksizmi, konsultohuni me mjekun tuaj stomatolog. Gjatë ekzaminimit ai mund të vërë re praninë e shenjave të bruksizmit në dhëmbët dhe nofullat tuaja dhe t’ju rekomandojë trajtimin e duhur.
Ka më shumë të ngjarë të vuani nga kërcitja e dhëmbëve nëse:
Keni një stil stresant jetese. Konsumoni sasira të mëdha alkooli. Pini duhan. Merrni medikamente për pagjumësinë, ankthin apo depresionin. Pini më tepër se 6 kafe ose caj në ditë.  Keni apne të gjumit, gërhisni, ose flisni apo ecni në gjumë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza