Reperi Stresi është i fiksuar pas tatuazheve. Kohët e fundit ai ka shtuar edhe dy tatuazhe të reja në trupin e tij. Këngëtari ka preferuar të pikturojë duart e tij, duke bërë dy tattoo të reja. Mesa duket ai ndihet shumë i kënaqur, pasi një fakt të tillë e ka pohuar edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook. Nuk e dimë se cfarë kuptimi kanë dy tatuazhet e reja të Stesit, por ato ngjajnë shumë mirë në duart e tij.

Su/ Shqiptarja.com