Stresi tani matet nga flokët
të dhënat janë më të sakta

Stresi tani matet nga flokët<br />të dhënat janë më të sakta
TIRANE - Stresi, ndaj të cilit jemi të ekspozuar, mbetet i shkruar në gjatësinë e flokëve, dhe që atje mund të matet edhe rreziku që ka një person për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ky është rezultati i dalë nga një studim i reealizuar nga universiteti Erasmo i Roterdamit, tek 280 të moshuar dhe i publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”.

Përmes sasisë së kortizolit (hormoni i stresit) të pranishëm në një fije floku, mund të kuptohet se sa stres ka përjetuar muajt e fundit ky person, dhe nga kjo e dhënë edhe një e dhënë e rëndësishme se sa është i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës ky person.

Ekspertët kanë marrë fije floku me një gjatësi mesatare prej 3 cm, dhe kanë analizuar pjesën që është më afër kokës, duke matur përqendrimin e kortizolit. Tre centimetrat e matur “rigrumbullojnë” stresin ndaj të cilit kanë qenë të ekspozua personat gjatë tre muajve të fundit.

Laura Manenschijn, një nga autoret e kërkimit, shpjegon: ndonëse flokët mund të këputen, ata na japin një informacion të saktë mbi nivelin e stresit, madje analizat e fijeve të flokëve janë një instrument më i mirë se sa analizat e gjakut për të matur rrezikun që ka një individ për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK